Republika e Kosoves

Viti

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural

Drejtor: Naim PIRA
Email: naim.pira@rks-gov.net

Tele: 044 195 695

43,1—Drejtoria për bujqësi pylltari  dhe zhvillim rural (DBPZHR) në kuadër të kompetencave ,autorizimeve  dhe përgjegjësive të saja në funksion të zbatimit të drejtpërdrejt të ligjeve ( Ligjit të tokës bujqësore Nr.02/L-26,Ligjit për mbrojtjen e bimëve Nr.02/L-95,Ligjit për gjuetinë Nr 02/L-53. Ligjit për bletarin Nr02/L-111,Ligjit për përkujdesje ndaj kafshëve Nr02/L-10  ,Ligjit për Pyjet e Kosovës Nr.2003/3,Ligji 03/L-153 për plotësimin-ndryshimin e Ligjit për pyjet dhe udhëzimet administrative .dhe në mbështetje të dispozitave të nenit 17 shkronja a,b,c, të LVQL Nr03/L-040, si dhe dispozitave të Statutit të Komunës së Vitisë ( nenit 11,par 2 pika 3 ) Nr 01-013/491  si mbështetur në rregulloren Komunale për menaxhimin,ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës bujqësore ,mbrojtjen e bimëve ,përkujdesjen ndaj kafshëve ,mbrojtjen e faunës së egër  dhe bletarin ushtron këto veprimtari dhe obligime.
43.1.1—Në bashkëpunim dhe koordinim me M.B.P.ZH.R ,dhe institucionet tjera  ushtron përgjegjësit që i ka Komuna e Vitisë , në lëmin e bujqësisë  në kuptim të gjerë  të sajë ,pylltarisë,resurseve natyrore dhe zhvillimit rural.
43.1.2—Përcjell legjislacionin në fuqi dhe zbaton të njëjtin në lëmin e bujqësisë  duke përfshirë prodhimtarin bimore ,blegtorale ,resurset natyrore ( faunën e egër)  dhe zhvillimin rural  në territorin e komunës së Vitisë.
43.1.3—Kujdeset për organizimin  e seminareve  dhe këshillimeve  të ndryshme me fermer  me qëllim të formësimit  profesional të tyre
43-1.4—Bën nxitjen dhe inkurajimin e fermerëve për të investuar në rritjen e kapaciteteve të tyre  bujqësore ( bimëve ,blegtorisë bletarisë etj).
43,1,5—Mban evidencë për tokat bujqësore,sipërfaqet e saj kulturat dhe bonitetin e saj,,numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake ,shoqëritë e  bletëve ,etj
43.1.6—Mban evidencë në koordinim me institucionet tjera për të rritur vetëdijesimin dhe peshën që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik të vendit ( zvogëlimin e papunësisë sigurimin e ushqimit,sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e industrisë ushqimore etj)
43.1.7—Analizon potencialin e fermerëve ,nevojat dhe mundësit e zhvillimit të tyre rekomandon masa adekuate dhe hulumton mundësi  për mbështetje administrative,profesionale,dhe materiale të tyre.
43,1.8—hulumton mundësit për sigurimin e tregut për prodhimtarin bujqësore të fermerëve .
43.1.9—Përkujdeset që të siguroj që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme bujqësore.
43,1,10—Në rastet e domosdoshme  të ndërrimit dhe të shndërrimit  të destinimit të tokës  bujqësore ( të përhershëm apo të përkohshëm) ,vendimin e merr DBPZHR pas konsultimit me DUPMM,pas kërkesës së palës së interesuar ( konform nenit 10 të rregullores për menaxhimin RMTB )

43.1.11—Ndërmerr masa për mbrojtjen  e prodhimtarisë bujqësore  nga fatkeqsit elementare ( vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë,etj )dhe formon komisionet e parandalimit dhe vlerësimit të dëmeve nën autorizimet e Kryetarit të Komunës.
43.1.12—Rregullon mbarështimin e qenve endacak ,aktivitetet rreth zhdukjes së insekteve të dëmshme ,sëmundjeve të bimëve ,kafshëve si dhe organizimin e gjuetisë në territorin e Komunës së Vitisë,
43.1.13—inicion dhe koordinon veprimet me OJQ dhe organizatat e ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare dhe harton projekte dhe hulumton donator  në fushën e mbështetjes  së aktiviteteve dhe degëve të bujqësisë .
43,1,14—Në koordinim me drejtorinë e inspeksionit ,bën mbrojtjen e tokave bujqësore ,pyjeve ,shëndetin e kafshëve si dhe resurset tjera natyrore .
43.1.15—Kujdeset për zhvillimin e turizmit rural.
43,1,16—Kujdeset dhe merr masa për mbrojtjen e tokës bujqësore nga erozioni.
43.1.17—Përcjell identifikon dhe parandalon përhapjen e makro dhe mikroorganizmave dëmtues për bimë’ dhe produkte bimore ,me qëllim të çrrënjosjes së tyre
43.1.18—Inicion në rregullimin me fondet vetanake apo mbështetëse nga MBPZHR ,apo nga donator rregullimin e tokave bujqësore ( masat komosative) dhe udhëheq me to.
43.1.19—Kujdeset për parandalimin e sëmundjeve të kafshëve  dhe ruajtjes së shëndeti të tyre ,
43.1.20—Hulumton dhe siguron subvencione për prodhuesit bujqësor dhe stimulon ruajtjen dhe mbarështimin e tyre ( kultivuesit e bagëtive ).
43.1.21—Ndalon importimin  ,shitjen apo mbarështimin  e kafshëve të infektuara ,të cilat paraqesin rrezik për shëndetin  e njerëzve dhe  të kafshëve në koordinim  me D.I të Vitisë.
43.1.22—Bën inventarizimin. dhe regjistrimin e sipërfaqeve dhe të popullatave të faunës së egër e të gjuetisë në periudha periodike  jo më të gjata  se 2 vjeçare ,në bashkëpunim   me shoqatat e gjuetarëve  dhe OJQ.
43.1.23—Bënë hapjen dhe mbylljen  e sezonit të gjuetisë dhe cakton kriteret  dhe implementimet e tyre konform Ligjit për gjuetinë ,Nr.02/L -53 si dhe bën përcjelljen  e planit vjetor të gjuetisë ,si veprimtari sportive turistike.
43.1.24—Përcakton kriteret për evidentimin dhe regjistrimin e shoqërive bletare dhe mënyrën e transportimit të tyre ,dhe koordinon punët me MBPZHR duke krijuar kushte dhe projekte të cilat mbështesin këtë sektorë  prodhues  dhe të rëndësishëm në fushën  e industrisë ushqimore.
43.1.25—DBPZHR,Përcjell dhe informon prodhuesit  e drithërave  të bardha për kushtet e korrje-shirjes ,të tyre  si dhe përcakton kriteret  për  autokombajnat  për  sezonin e tillë.
43.1.26—Mundë të ndaloj punën e autokombajnave për kryerjen e korrje-shirjeve në rastet e gjendjes jo të rregullt teknike ,ose të humbjes së drithërave mbi masën 3-5%
43.1.27—Formon komisionin për përcjelljen  e Fushatës së korrje –shirjes i cili komision me raporte të shkruara informon drejtorin e drejtorisë,kurse ky i fundit-Kryetarin e Komunës .
43.1.28—Në koordinim me DUPMM ,lëshon dhe pajis me leje ndërtimore fermerët për ndërtimin  e objekteve për mbajtjen dhe kultivimin e kafshëve .
43,1,29—Për punën dhe përgjegjësit e sajë drejtoria dhe shërbyesit civil të drejtorisë dhe  ekspertët e sajë përgjigjen sipas të gjitha formave të përgjegjësisë.
43.1.30—Drejtori I DBPZHR,vlerëson performancen e punonjësve  të drejtorisë  në afate periodike ,dhe ngrit fletëparaqitje disiplinore ,në komisionin disiplinorë Komunal ,për nëpunësit  e drejtorisë dhe punëtoret tjerë  në varësi funksionale të tijë ,përmes udhëheqësit të personelit  të SHCK.
43.1.31—Përpilon dhe harton të gjitha propozim-vendimet dhe propozim-rregulloret si dhe aktet tjera juridike nënligjore,për miratim ,në funksion të fushë-veprimtarisë së drejtorisë.
43.1.32—Ushtron dhe punë tjera administrative dhe funksionale të parapara me ligje të veçanta dhe me akte nënligjore qendrore apo komunale si dhe me vendime apo urdhëresa të Kryetarit të Komunës ,të cilit edhe i raporton dhe i përgjigjet për punën e sajë si drejtori.
____________________________________________________________________

CV-ja e drejtorit:

DETAJET PERSONALE: