Republika e Kosoves

Viti

Drejtoria për Shëndetësi dhe Punë Sociale

Drejtor: Merrushe AHMETI
Email: Merrushe.Ahmeti@rks-gov. net

TELE: 045282747

34.1  Në kudër të fushës së veprimtarisë  së sajë DSHPS është përgjegjëse  dhe e autorizuar  që konform dispozitave të ligjeve të përgjithshme  ( nenit 17. shkronja m. dhe k  j.LVQL ) dhe ligjeve të veçanta dhe akteve nënligjore  Statutit të Komunës dhe këtij vendimi  ,kjo drejtori është përgjegjëse  dhe obligohet ;

34.1.1- Për hartimin e strategjisë zhvillimore për kujdesin primar shëndetësor  duke përfshirë promovimin ,parandalimin,trajtimin dhe rehabilitimin  e të sëmurëve ,q,rregullimeve  dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor  dhe imunizimin e popullatës  së Komunës së Vitisë.

34.1.2- Diagnostifikimin   e parë dhe kujdesin themelor shëndetësor  ,duke përfshirë ,ndërhyrjet e vogla  kirurgjike ,kujdesin  dhe promovimin  e shëndetit  oral  dhe të kujdesit themelor  stomatologjik  për qytetarët e Vitisë .

34.1.3- Sigurimin e cilësisë së ujit  dhe të ushqimit  publik ( përmes analizimit  të mostrave )në bashkërenditje  me institutin  rajonal të shëndetit publik ( IRSHP-në) dhe drejtorin e inspeksionit në fushat sanitare.

34.1.4-Sigurimin ,kujdesin ,konstatimin dhe implementimin  e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të Komunës së Vitisë,sipas standardeve ligjore të përcaktuara nga MPMS.

34.1.5- Monitoron,mbikëqyr dhe kërkon raportime permanente periodike dhe vjetore nga qendra Kryesore  e mjekësisë familjare  dhe qendrat tjera të mjekësisë familjare në kuadër të QKMF.

34.1.6-Zhvillon dhe përkujdeset  për planifikimet buxhetore ,bazuar në nevojat  lokale ,duke u mbështetur  në LFPL dhe udhëzimet dhe aktet nënligjore të MSH,MPMS,për nevojat  e domosdoshme  të QKMF dhe QPS.

34.1.7-Monitoron dhe mbikëqyr Qendrën për punë sociale ,në fushat  e shfrytëzimit të aseteve dhe resurseve njerëzore të kësaj qendre dhe në fushën e respektimit  të funksionalitetit  ligjor  të sajë  duke respektuar  mëvetësinë ligjore  dhe profesionale  të shërbimeve të QPS.

34.1.8- Përkujdeset për mënyrën  e shfrytëzimit të grandit specifik për shëndetësi nga QKMF në përputhje të plotë me dispozitat e LMFPP.

34.1.9-Propozon ndryshimin dhe plotësimin e rregullores  Komunale për tarifat për bashkë pagesat për shërbime  Komunale  shëndetësore  të nivelit primar,në fushën e DSHPS. Dhe kujdeset për menaxhimin ligjor të tyre në përputhje me LMFPP,

34.1.10—Bën trajtimin ,kontabilitetin,raportimin,monitorimin dhe verifikimin e grumbullimit të bashkë pagesave  nga neni 34.par.1 pika 10 e këtij vendimi dhe bashkëpërgjegjës sipas  të gjitha formave të përgjegjës do të jenë drejtori i DSH dhe drejtori I QKMF. ,

34.1.11—Bënë mbledhjen ,inkasimin e bashkë-pagesave ,dhe liron kategoritë e caktuara të shoqërisë ( shtresat shoqërore të caktuara ) nga participimet  në shërbimet e ofruara  brenda kornizës së përcaktuar nga MSH.

34.1.12—Bën sigurimin e ofrimeve  të shërbimeve  shëndetësore të nivelit primar për të gjithë qytetarët pa kurrfarë diskriminimi  ( si në nenin 2 par,2 pika 6 të këtij vendimi).

34.1.13—Bënë raportimin për kryetarin e komunës  për të arriturat e objektivave të përcaktuara nga ai dhe kuvendi i Komunës .

34.1.14—Bënë monitorimin e zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e shëndetësisë ,shërbimeve sociale dhe asistencës sociale.

34.1.15—Bënë zbatimin e normave dhe të standardeve të infrastrukturës dhe të burimeve njerëzore të miratuara nga MSH.

34.1.16—Kujdeset,zhvillon dhe ushtron të drejtën e deleguar nga Kryetari I Komunës ,për të përdorur pronën me qëllim të sigurimit  të strehimit social  të personave me nevoja ekstreme për strehim  brenda  territorit të Komunës  së Vitisë –kryeson komisionin për strehim dhe propozon formimin e tij .

34.1.17 __ Ushtron monitorimin ,koordinimin dhe bashkëpunimin me QPS në Viti rreth përkujdesjes së rasteve sociale të popullatës brenda Komunës në kuadër  të monitorimit funksional  pa prekur mëvetësinë ligjore dhe profesionale të sajë.

34.1.18 — Ushtron koordinimin dhe vendosjen e relacioneve të bashkëpunimit  me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale ,në fushat e kompetencave të deleguara të ministrisë.

34.1.19 — Ushtron fletëparaqitjet disiplinore ,ato për kundërvajtje dhe kallëzimet penale ndaj shërbyesve civil,punëtorëve profesional  ( punëtorëve social ) personelit aktiv shëndetësor dhe të tjerë në kuadër të drejtorisë në organet disiplinore dhe organet tjera  të ndjekjes,në rastet e shkeljeve të detyrave të punës apo të veprave kundërvajtësE apo penale,gjatë ushtrimit të detyrave  të punës apo abuzimeve tjera  në detyrë ,pas inicimit të drejtorëve të QKMF dhe QPS..

34.1.20 — DSHPS,ushtron mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike duke siguruar  mbledhjen dhe analizimet e  informatave në nivel lokal, dhe njofton  për masa  Kryetarin e Komunës  dhe M.SH.

34.1.21—Bënë përcaktimin e objektivave dhe prioriteteve lokale ,në bazë të informatave ,konform strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor.

34.1.22 — Bënë grumbullimin ,përcjelljen dhe hartimin e politikave shëndetësore dhe politikave sociale afatshkurta ,afat mesme dhe afat gjata ,duke ofruar zgjidhje  dhe alternativa për këto politika zhvillimore në këtë sektor.

34.1.23 — Përcjellë dhe bënë analiza komparative të cilësis së shërbimeve të qendrave rajonale të mjekësisë sekondare dhe QKUK e cila ofron shërbime terciare shëndetësore ,duke koordinuar dhe avancuar cilësinë  e shërbimeve shëndetësore  të saja me qëllim të përafrimit në kufijtë e së mundshmes me këto shërbime.

34.1.24 — Bënë koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës  së QKMF dhe QMF  dhe ambulancave në Komunën e Vitisë. Së bashku me  drejtorin e QKMF..

34.1.25—Ndërmerr fushata sensibilizuese me OJQ dhe organizata qeveritare në drejtim të preventivës  dhe ruajtjes së shëndetit për qytetarët  e Komunës.

34.1.26 — Merr masa për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit të pastër sigurimin e ushqimit të sigurt ( analizimit të mostrave ) dhe ushtron aktivitetet e dezinfektimit ,dezinfektimit dhe deratizimit.

34.1.27— Ndërmerr masa për të siguruar dhe identifikuar natyrën në përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe të gjithmbarshme familjare ,brenda territorit të Komunës së Vitisë.

34.1.28 — Përgatitjen e planeve vjetore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajtjen e shënimeve statistikore për to.

34.1.29 — Përkujdeset për sigurimin e trajnimeve  të punëtorëve social (profesionistëve  të mirëqenies sociale.

34.1.30 — Kujdeset për respektimin e orarit të punës për të punësuarit në drejtorinë e SHPS. QKMF dhe QPS dhe formon komisione disiplinore për punëtorët jo shërbyes civil në kuadër të monitorimit dhe mbikëqyrjes së saj,në këtë  kuadër drejtoria e SHPS kujdeset për miratimin e Statutit të QKMF dhe vendimit të përgjithshëm të QPS për sistematizimin dhe përshkrimin e detyrave të punës për shërbimet  e qendrës për PS si dhe vendimin e tillë të QKMF.

34.1.31 — Ushtron edhe përgjegjësi dhe autorizime të tjera të deleguara nga organet e qeverisjes qendrore  si dhe kompetenca  dhe autorizime  të bartura  nga Kryetari i Komunës  ,në kuadër të dispozitave të ligjeve pozitive  të veçanta dhe akteve tjera nënligjore të këtyre fushave.