Republika e Kosoves

Viti

Drejtoria e Inspeksionit

Drejtor: Adnan IMERI
Email: adnan.imeri@rks-gov.net

Tele:

22.1 – Drejtoria e inspeksionit është organ i administratës ,fushë-veprimtaria e së cilës është përcjellja ,monitorimi dhe marrja e masave ,përmes vendimeve  dhe konkluzioneve  administrative ,në funksion të mbikëqyrjes inspektuese ,të fushave  të rregulluara  me ligje ,akte nënligjore ,vendime dhe urdhëresa  në fuqi

22.2 – Drejtoria nga par.1 i këtij vendimi gjatë ushtrimit të kompetencave  dhe të përgjegjësive  të saja ushtron këto aktivitete të mbikëqyrjes  inspektuese;
22.2.1  – Inspektimin në lëmin e tregtisë
22.2.2  –  Inspektimin në lëmin e ndërtimtarisë
22.2.3  –  Inspektimin në lëmin  e çështjeve komunale dhe të komunikacionit
22.2.4 –   Inspektimin në lëmin e Sanitarisë
22.2.5 –  Inspektimin në lëmin e bujqësisë dhe veterinarisë
22.2.6  –  Inspektimin në lëmin e ambientit
22.2.7 –   Inspektimin në lëmin e pronës
22.2.8 –   Inspektimin në lëmin preventivës

22.3 –  Me vendim të veçantë të kryetarit të Komunës  apo sipas  urdhëresës së tij ushtron edhe punë tjera administrative  dhe inspektuese

Neni 23

23.1 – Drejtoria e inspeksionit,në  funksion të zbatimit të kompetencave  dhe përgjegjësive ,nga neni 22.par.1 i këtij vendimi obligohet, në fushën e inspektimit në lëmin e tregtisë.

23.1.1 _ Ushtron kontrollimin dhe inspektimin e objekteve industriale,tregtare,dhe depove të mallrave-produkteve për treg.

23.1.2 — Ushtron dhe kryen kontrollime të rastit

23.1.3–  Bën inspektimin e vendeve dhe objekteve të ndryshme , në të cilat  mallrat-produktet e tregut vihen në shërbim

23.1.4 —  Bën përcjelljen  e çmimeve  të artikujve dhe shikimin e faturave të tregtisë  me shumicë  dhe pakicë.

23.1.5 —  Bën organizimin  dhe ushtron  kontrollin-inspektimin e respektimit të orarit të punës  të subjekteve afariste.

23.1.6 —  Ushtron kontrollin ndaj subjekteve afariste mbi të dhënat e prejardhjes së mallrave-produkteve,kontrollit te vulosjes (zhigosjes) së peshoreve dhe kontrollimin e librave tregtare te shit-blerjes.

23.1.7 —   Ushtron përcjelljen dhe parandalimin e subjekteve afariste që ushtrojnë sjellje monopoliste ne treg,për të mos lejuar konkurrencën jo lojale në treg dhe qarkullim te mallrave.

23.1.8 —   Ushtron dhe kryen inspektimin e subjekteve afariste,mbi respektimin e vendosjeve te mbishkrimeve të firmës së tyre ne lokalet e tyre.

23.1.9 —  Bën konfiskimin e mallit-produkteve të tregut nga subjekti afarist,në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi,në rastet kur konstaton se malli-produkti i është ofruar tregut pa dokumentacion përcjellës,pa flet-dërgesë,pa faturë, apo bllok paragon, pa numër të regjistrimit të biznesit dhe të blerësit,pa regjistrimin e faturës në librat e tregtisë,dhe kur subjekti afarist vepron në treg dhe nuk ka leje valide te punës.

23.1.10 —    Ushtron zbatimin e të gjitha masave ndëshkimore të parapara me ligje dhe akte nënligjore në fuqi,duke inkasuar mjetet nga gjobitjet e shqiptuara në vendin e ngjarjes (gjobitjet sumare) ushtron fletëparaqitje për kundërvajtje në gjykatën kompetente dhe i përfaqëson ato në gjykatë si dhe ushtron detyra tjera nga kompetenca e sajë,dhe kompetenca tjera që i ngarkohen,delegohen me ligj dhe akte nënligjore qendrore apo komunale.

Neni  24

24.1–Drejtoria inspeksionit ushtron përgjegjësit ,kompetencat dhe autorizimet e saja sipas normave obligative në fuqi edhe ne fushën e ndërtimeve ,ne këtë sektor drejtoria obligohet që.

24.1.1 — Ushtron inspektimin dhe kontrollimin e ndërtimeve ,renovimeve ,instalimeve ,zgjerimeve ,ndryshimeve të objekteve për lejet përkatëse që duhet poseduar bartësit e këtyre veprimeve nga D,U,P,M,M te Komunës së Vitisë,si dhe inspektimin e rrënimit të çfarëdo ndërtese apo strukture (përjashtuar  punët e zakonshme për mirëmbajtjen e ndërtesave ,për te cilat veprime nuk kërkohet leje),

24.1.2 –Ushtron kontrollin dhe inspektimin  e dokumentacionit teknik ( projektet e ndërtimit ,lejet e ndërtimit ,lejeve të përdorimit të objekteve ) si dhe inspektimin  kushteve urbanistike -teknike,

24.1.3 — Kryen mbikëqyrjen e rrënimeve të ndërtimeve pa leje ,si dhe përpilon procesverbalet dhe nxjerrjen e vendimeve administrative dhe konkluzioneve  për ndalimin dhe ndërprerjen e punëve ndërtimore .

24.1.4—Dhënien e propozimeve për marrjen e vendimeve për rrënim të objekteve të ndërtuara pa leje dhe nxjerrjen e konkluzioneve për përmbarimin e vendimit.

24.1.5 – Përpilon fletëparaqitjet për gjykatat kur vlerëson se nga subjektet e  caktuara të se drejtës ka shkelje të dispozitave kundërvajtëse apo ligjit penal në fuqi në fushën ndërtimore.

24.1.6 – Bënë inspektimin e kushteve dhe masave të sigurisë ,masa këto qe kanë te bëjnë me sigurimin  e objektit dhe të objekteve për rreth si dhe masat  e sigurisë  ;së lirë dhe të papenguar të komunikacionit për rreth objektit në vend punishtet ndërtimore .

24.1.7 — Inspektimin  e dokumentacioneve burimore të cilat investitori dhe kryesi i punës duhet të kenë  ne; dispozicion  në vend-ndërtim  ne përputhshmëri me ligjin mbi ndërtimin  si dhe aktet nënligjore Komunale ne këtë; fushë.

24.1.8– Inspektimin e dokumentacionit të kryesit të punëve  ndërtimore ( lejet e punës  së fushës ndërtimore ,licencimet ,dhe regjistrimet e biznesit te tyre në këtë fushë)

24.1.9 — Hartimin dhe përpilimin  e procesverbaleve  për gjendjen e punimeve në vend-ndërtimin ,për respektimin apo mos respektimin e kushteve të përcaktuara  sipas projektit dhe lejes ndërtimore të dhënë nga DUPMM cilësinë e punimeve dhe materialit ndërtimor.

24.1.10 — Marrjen e vendimeve për ndërprerjen e punimeve ,deri në evitimin e parregullsive  të konstatuara nga inspektori  i fushës ndërtimore.

Neni 25

25.1 — Drejtoria e inspeksionit  në ushtrimin e përgjegjësive dhe autorizimeve për inspektimin në lëmin Komunal dhe të komunikacionit obligohet;

25.1.1–Ushtron mbikëqyrjen dhe inspektimin  permanent të kyçjeve ilegale në rrjetin e kanalizimit publik të subjekteve  të së drejtës ,mbikëqyrjen dhe inspektimin e prerjeve  të rrugëve publike pa leje përkatëse ,të trotuareve dhe të dëmtimit të hapësirave publike

25.1.2 — Kryen inspektimin e kyqjeve pa leje  në rrjetin e ujësjellësit publik nga ana e subjekteve te së drejtës ,mbikëqyr dhe parandalon keqpërdorimin e ujit të pijshëm për larjen e rrugëve dhe hapësirave të mëdha publike ,autolarje ,mbushjen të puseve ( pa lejen e DSHPE)

25.1.3 — Mbikëqyr dhe inspekton mirëmbajtjen e rrugëve ,trotuareve shesheve, parqeve varrezave ,tregut te gjelbërt ,terrenet sportive  dhe sipërfaqet tjera publike nga dëmtuesit e tyre ,mbikëqyrjen e hedhjes së mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara për to, dhe parandalimin si dhe ndëshkimin e subjekteve për zbrazjen e materialeve  të ndryshme jashtë deponive përkatëse pa leje ( dheut , rërës materialet ndërtimore  etj )  të cilat gjësende pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve ,

25.1.4– Mbikëqyr dhe inspekton ekspozimin  e mallrave-produkteve të tregut ,jashtë lokaleve afariste te tyre ,ndalimin e shfrytëzimit pa leje përkatëse  nga DSHPE,  të gjitha hapësirave publike ,si dhe vënien e mbishkrimeve dhe reklamave  të të gjitha llojeve pa leje përkatëse .

25.1.5–Mbikëqyr vënien e PANOVE dhe reklamave  të të gjitha llojeve ( lejet për vendosjen e tyre )

25.1.6 — Mbikëqyr dhe inspekton në permanencë të vazhdueshme zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi në lëmin e komunikacionit  të udhëtarëve  dhe të mallrave ,të mjeteve motorike  në qarkullimin publik duke kontrolluar lejet e punës  dhe polisat e sigurimit  të mjeteve motorike dhe polisat e sigurimit për udhëtarët ( autobusëve ,dhe taksive individual dhe të organizuar )

25.1.7 — Mbikëqyr kontrollimin dhe marrjen  e masave dhe gjobitjen e transportuesve ilegal të udhëtarëve  dhe mallrave , të atyre që nuk respektojnë  orarin e caktuar nga DSHPE e Komunës së Vitisë,

25.1.8 — Ushtron edhe punë të tjera mbikëqyrëse  dhe inspektuese  të përcaktuara me ligje të përgjithshme dhe të veçanta dhe me akte nënligjore të Komunës së Vitisë.

Neni 26

26.1 — Drejtoria e inspeksionit në ushtrimin e përgjegjësive dhe autorizimeve  në fushën e inspektimit  në lëmin e sanitarisë obligohet;

26.1.1 — Inspektimin e gjendjes shëndetësore të personave të cilët punojnë në punët dhe detyrat e punës ,të cilat mund të rrezikojnë shëndetin  e popullatës  e cila konsumon shërbimet dhe produktet e punës se tillë.

26.1.2 – Mbikëqyrjen e prodhimit përpunimit ,ruajtjes ,transportit  të produkteve  ushqimore ,pajisjeve dhe veglave  lidhur me produktet e tilla.

26.1.3 – Inspektimin  e ujit të pijshëm ,objekteve,stabilimenteve dhe aparateve për furnizim me ujë të pijshëm.

26.1.4 -Marrjen e masave dhe inspektimin e vendeve publike ,ku sipas dispozitave të ligjit mbi ndalimin e përdorimit  të produkteve të duhanit  me qëllim të ruajtjes së shëndetit të popullatës, nga veprimi i dëmshëm i tij ,(parandalimi dhe shqiptimi i gjobave sipas ligjit për personat  fizik  (konsumatorët) dhe personat juridik (pronar të objekteve afariste)

26.1.5 -Kontrollimi dhe inspektimi i kushteve sanitare-higjienike dhe teknike,në procesin e dhënies së lejes të ndërtimit për të gjitha objektet (si në nenin 5 të Ligjit Nr.2003/22),për inspektimin sanitar të Kosovës.

26.1.6 – Inspektimin sanitar të mjeteve motorike të komunikacionit publik.

26.1.7-Mbikëqyrjen e Ex-humimit dhe bartjen e kufomave te Ex-homuara,në territorin e Komunës së Vitisë si dhe

26.1.8 –  Ushtron,mbikëqyrjen dhe inspekton punë të tjera të përcaktuara me ligje dhe akte nënligjore të Komunës së Vitisë.

Neni 27

27.1.-Drejtoria e inspeksonit duke ushtruar veprimtarin ligjore të saj në lëmin e bujqësisë dhe veterinarisë obligohet:

27.1.1–Kontrollon dhe inspekton,hapësirat afariste,  objektet, pajisjet veglat prodhimin, përpunimin dhe qarkullimin e produkteve bujqësore.

27.1.2–Marrjen e mostrave të mallit për analiza,ekspertiza dhe super ekspertiza .

27.1.3–Inspektimet  e barnatoreve bujqësore dhe kontrollimi i imputeve  bujqësore (farërat,plehrat artificiale) dhe kontrollimi i  a-testeve të tyre laboratorike si dhe marrja e mostrave kontrolluese.

27.1.4–Bënë marrjen edhe konfiskimin e mallit të dyshimtë (.të dedikuar për bujqësi)

27.1.5–Inspektimi i depove ,marketeve (mini dhe makro) shitoreve dhe objekteve të tjera ku mbahet,ruhet dhe shiten prodhimet e mishit,dhe  ndërmerren masa ligjore nga konstatimet negative për to.

27.1.6–Inspektimi i automjeteve që transportojnë prodhime bujqësore dhe produkte me prejardhje shtazore.

27.1.7–Kontrollimin e mënyrës se shfrytëzimit të tokës bujqësore dhe mbikëqyrjes,nëse toka bujqësore  shfrytëzohet për qëllime jo bujqësore .dhe urdhërimin e  ndalimit  të shfrytëzimit jo të drejtë ne .bashkërenditje me DBPZHR;

27.1.8–Mbikëqyrjen e ndotjes së tokës bujqësore nga ndotësit dhe urdhërimin e marrjes së masave  për parandalimin e ndotjes së tokës bujqësore.

27.1.9–Inspektimin e produkteve bujqësore,qarkullimin e kafshëve dhe ushqimit per kafshë

27.1.10–Inspektimi dhe parandalimi i sëmundjeve për kafshët dhe urdhërimi i izolimeve (karantina)për mos përhapjen e sëmundjeve të kafshëve ne bashkëpunim të ngushtë me DBPZHR.’

27.1.11–Inicimin e flet paraqitjeve kundërvajtëse  në gjykatë dhe të kallëzimeve penale  ne prokurorin kompetente  kur konstatohet  pas inspektimit se ekzistojnë elementet e .figurave  të këtyre veprave antiligjore dhe kryesit e tyre.

Neni 28

28.1–Drejtoria e inspeksionit duke ushtruar përgjegjësit ligjore në drejtim të preventivës dhe pengimit si dhe të ruajtjes së një ambientit të pastër dhe ekologjik  dhe të natyrshëm  të tri komponentëve jetësore të tokës,ajrit dhe ujit, dhe me qëllim të ruajtjes së këtyre vlerave  natyrore të ambientit obligohet:

28.1.1–Inspektimin dhe  mbikëqyrjen për  ndotjet e ajrit,dheut dhe ujit që shkaktohen nga veprimtarit industriale,urbane dhe rurale,duke sanksionuar (gjobitur) dhe ndaluar ndotësit e këtyre komponentëve natyrore.

28.1.2–Inspektimin dhe izolimet adekuate  për materialet e kontaminuara mbeturinat e pa tretshme dhe materiet e rrezikshme kimike  në zonat  e mbrojtura të natyrës

28.1.3–inspektimin e aktiviteteve që shkaktojnë çrregullime të përgjithshme  në ambient  dhe identifikimin,ndëshkimin dhe denoncimin ligjor të shkaktarit të saj.

28.1.4_Inspektimin e mungesës së menaxhimit të drejtë dhe racional të eksploatimit të resurseve natyrore ( shkretërimi i pyjeve  nxjerrja e rërës nëpër lumenj) dhe denoncimi I përgjegjësve të menaxhimit të këtyre resurseve dhe kryesit e këtyre eksploatimeve anti_ekologjike dhe antiligjore ,

28.1.5 –Ushtron inspektimin preventiv të ndotjes së ujit ,ajrit dheut,si çështje të ngritura ekologjike,duke kërkuar nga ndotësit potencial të zbatojnë kërkesat mjedisore të ruajtjes së ambientit .

28.1.6—Zbaton inspektimin në të gjitha fushat e inspektimit ambiental të përcaktuara dhe të rregulluara me planin zhvillimor dhe urban të Komunës së Vitisë në fuqi.

28.1.7—Në bashkëpunim me drejtorin e Shërbimeve  P.E ndërmerr masa rreth parandalimit të zhurmës së tepruar në orët e natës dhe masa për parandalimin e saj  nga lokalet e ndryshme shërbyese.

28.1.8—Bashkëpunon me të gjitha drejtorit e administratës Komunale,me qëllim të informimit të ndërsjellë  për çështjet ambientale duke propozuar masa konkrete parandaluese.

28.1.9—Ushtron gjobitjet sumare dhe paraqet fletëparaqitjet kundërvajtëse dhe kallëzimet penale ,për kundërvajtësit dhe kryesit e veprave penale në fushën e të mirave të rrezikuara mbrojtëse (ambientale)

28.1.10—Ushtron edhe punë dhe detyra të tjera sipas akteve  ligjore dhe nënligjore të Komunës dhe qeverisë qendrore si dhe vendimeve dhe urdhëresave të Kryetarit të Komunës .

Neni 29

29.1—Drejtoria e inspeksionit,duke ushtruar përgjegjësit,autorizimet dhe kompetencat ligjore në fushën e mbrojtjes së pronës publike Komunale,dhe duke ushtruar këto të drejta dhe obligime në fushat e deleguara të  titullarëve të tjerë pronësor,obligohet:

29.1.1— Që në bashkëpunim  funksional ,me drejtorin e kadastrit,pronës dhe gjeodezisë të siguroj dhe informoj mbi gjendjen  faktike dhe juridike të pronës publike Komunale në çdo kohë.

29.1.2—Të posedoj në çdo kohë regjistrin mbi gjendjen e pronave si në paragrafin 1.1 të këtij neni dhe të ndërmarr të gjitha masat që  prona publike Komunale,të shfrytëzohet dhe të disponohet lirshëm nga titullari i saj-Komuna .

29.1.3—Të bëj inspektimet permanente të ngastrave kadastrale Komunale, të objekteve dhe ndërtesave(etazhe) dhe të ndërmarr të gjitha  masat për lirimin e tyre  nga uzurpatorët antiligjor,nga shfrytëzuesit pa bazë juridike, duke nxjerrë vendime dhe konkluzione  përmbarimore për kthimin e pronave  titullarit të saj.

29.1.4—Ushtron bashkëpunim me të gjitha drejtorit Komunale dhe ndërmarrjet publike Komunale, me qëllim  parandalimi të cenimit të të drejtave pasurore (absolute dhe relative)  nga subjektet tjerë të së drejtës.

29.1.5—Është përgjegjës për sigurimin e pronave të luajtshme dhe të pa luajtshme publike Komunale dhe marrjen e masave për mbrojtjen e tyre.

29.1.6—Në koordimin të plotë me përfaqësuesin e autorizuar të Komunës ndërmerr të gjitha masat procedurale-civile-juridike dhe penalo juridike me qëllim të mbrojtjes së pronës  publike Komunale dhe të pronave (të drejtave të deleguara mbrojtëse pronësore si në paragrafin 1 të këtij  neni).

29.1.7—Ushtron kallëzime penale në gjykatat kompetente me qëllim të denoncimit të personave fizik dhe juridik , të cilët cenojnë të drejtat pronësore juridike të Komunës.

29.1.8—Ushtron edhe punë të tjera administrative që dalin nga ligjet e veçanta dhe akteve nënligjore qendrore dhe Komunale të Komunës së Vitisë.

Neni 30

30.1—Drejtoria e inspeksionit ushtron edhe kompetenca dhe përgjegjësi në fushën e preventives si:

30.1.1—Inspektimin e të gjitha objekteve publike dhe private me qëllim të konstatimit dhe preventivës nga zjarret e mundësime.

30.1.2—Nxjerrë aktvendime dhe konkluzione përmbarimore për objektet e banueshme  apo të havarisura të rrezikshme për mbarim .

30.1.3—Bën inspektimin e objekteve dhe zonave të banuara  dhe të pa banuara  në raste të fatkeqësive natyrore (tërmeteve,zjarreve)dhe ndërmerr masa preventive për sigurimin e qytetarëve.

30.1.4—Ushtron inspektime të përbashkëta  me inspektorë të fushave të tjera të përgjegjësisë të lokaleve afariste bizneseve,palestrave sportive duke konstatuar ekzistimin apo mosekzistimin e kushteve dhe masave parandaluese për rreziqe të përgjithshme nga zjarri ,shembjet dhe mospërdorimeve racionale të tyre.

30.1.5—Ushtron edhe detyra dhe përgjegjësit tjera  sipas ligjeve në fuqi  dhe akteve nënligjore  qendrore dhe Komunale.

Neni 31

31.1—Për punën e saj Drejtoria e inspeksionit me raporte  javore,mujore dhe vjetore informon Kryetarin e Komunës  .

31.2— Për inspektimet e të gjitha fushave të veprimtarisë ,inspektorët hartojnë proces verbalet zyrtare për të gjitha rastet veç e veç dhe vetëm nga proces verbalet me  konstatimet në to sigurohet që puna e tyre të bëhet më e matshme dhe e vlerësuar, dhe jo me inspektime verbale dhe shqisore pa hartim te procesverbaleve .

31.3—Të gjitha çështjet e drejtorisë shtyrtohet brenda drejtorisë si në nenin 15 paragrafi 2 I këtij vendimi.

 

CV-ja e Drejtorit: