Drejtor: Majlinda OSTROGLLAVA
Email: majlinda.ostrogllava@rks-gov.net
Tele: 044 925 554
38.1—Drejtoria për kadastër ,pronë dhe gjeodezi (DKPGJ) në kuadër te ushtrimit të përgjegjësive dhe kompetencave ligjore të saj obligohet qe të ushtroj shërbime dhe detyra si:
38.1.1—Është kompetente dhe përgjegjëse për organizimin e kapaciteteve kadastrale ,rrjetën referuese homogjene,për sigurimin e hartave ORTO-FOTO ri-konstruimin e informatave kadastrale në formë digjitale ,modelin e sistemit informativ mbi tokën dhe pronën në përgjithësi.
38.1.2—Ofron shërbime profesionale dhe shërbime të tjera në fushën e kompetencave dhe përgjegjësive të saj për subjektet e së drejtës dhe organet shtetrore
38.1.3—Mban evidencën për emërimet e vendbanimeve ,rrugëve, shesheve si dhe numrat e zyrtarizuar të objekteve dhe shtëpive.
38.1.4—Planifikimi I rrjetit gjeodezik me pika të reja kontrolluese dhe themelimi i pikave të reja kontrolluese.
38.1.5—Digjitalizimi i pikave poligonale dhe trigonometrike ,vektorizimi I planeve të skanuara (zonave kadastrale dhe ngastrave)
38.1.6—Azhurimi i pjesës grafike në bazë të dokumenteve dhe matjeve të reja dhe transformimi me parametrat e dhëna për transformim.
38.1.7—Shërbimi i mirëmbajtjes së klasifikimit të kulturave të tokës .
38,1,8—Kryerja e punëve profesionale të cilat dalin nga gjeodezia ( ndryshimet të cilat dalin gjatë matjeve –bartjeve të tyre në programin e gjeodezisë)
38,1,9—Kryerja e shërbimeve për shënimet e digjitalizuara ( dhënien e koordinatave në teren )
38.1.10—Incizimin e sipërfaqes së ndërtesave dhe pjesëve të tyre ,dhe përpunimi I skicave për to
38.1.11–Kontrollimi e rrjetave dhe matjeve gjeodezike.
38.1.12—Përmirësimin e transformimit të tokës ,menaxhimi i tokës shtetërore (dhe publike Komunale) dhe efikasiteti në shërbime
38.1.13—Ndarjen e ngastrave dhe shënimi i kufijve në rastin e shpronësimeve.
38.1.14—Inicion sipas kërkesave të subjekteve të së drejtës,dhe zhvillon deri në përmbarim të gjitha procedurave të shpronësimit mbi palujtshmëritë (objekt shpronësimi) në koordinim me ministrinë përkatëse, në Komunën e Vitisë..
38.1.15—Regjistrimin e pronës së paluajtshme dhe regjistrimin e pronës së palujtshe publike Komunale.
38.1.16—Në koordinim me drejtorinë e inspeksionit dhe drejtorin e UPMM informon dhe propozon masa me kompetencë për gjendjen faktike të pronës publike Komunale (ku titullar pronësie është Komuna).
38.1.17—Udhëheq procedurat Ex-oficio për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me titullarët e tjerë të pronave (AKP,dhe subjekte tjerë) në pajtim me ligjin (Nr.03/L-226).
38.1.18—Ekzekuton vendimet e Kryetari të Komunës dhe të kuvendit të Komunës të cilat i referohen punëve administrative-zyrtare të drejtorisë.
38.1.19—Udhëheq procedurat ligjore në kordinim të plotë me DUPMM ,zyrën prokurimit dhe dikasteret përkatës ministror,për dhënien në shfrytëzim të pronës publike Komunale n interesin publik të Komunës (neni.4.5 L.03/L-226).
38.1.20- Merr pjesë në ekspertiza gjyqësore me urdhëresë të gjykatës drejtuar DKPGJ.
38.1.21- Me autorizim të veçantë të Kryetarit të Komunës DKPGJ ,lëshon vërtetime për pronat ,për të cilat komuna nuk është e interesuar për ti blerë ( pronat )
NENI 39
39.1—DKPGJ kryen shërbime dhe punë tjera në procedurë administrative sipas dispozitave të LPA,dhe ligjeve të veçanta si:
39.1.1—Shqyrton dhe kryen procedurat administrative për kthimin e tokës pronarëve të mëparshëm sipas ligjeve apo akteve përfundimtare administrative dhe gjyqësore (restitucionin).
39.1.2—Evidentimin dhe shlyerjen e masave të përkohshme dhe masave tjera gjyqësore sipas aktvendimit të gjykatës kompetente (aktvendimit të ekzekutueshëm)
39.1.3—Udhëheq dhe mban evidencën në Kadastër,etazh të banesave,ndërtesave si dhe ngastrat katastrale në të cilat janë të ndërtuara banesat dhe objektet tjera etazhe.
39.1.4—Bën regjistrimin dhe çregjistrimin e hipotekave dhe të objekteve tjera të siguruara mbi pronat (të drejtat siguruese të personave të tretë).-barrat e pronës
39.1.5—Aktvendimet mbi regjistrimin e servituteve në palujtshmërit (IUS IN RE aliena),bazën tatimore dhe të gjitha të drejtat ndaj personave të tretë apo titullarëve të pronës të përcaktuara me vendime të plotfuqishme gjyqësore dhe administrative.
39.1.6—Lëshimin e certifikatave për patundshmëritë sipas kërkesave të palëve.
39.1.7—Nxjerrjen e aktvendimeve valide dhe të arsyetuara për miratimin apo refuzimin e kërkesave të subjekteve të së drejtës.
39.1.8—Nxjerrjen e konkluzioneve apo përfundimeve procedurale për plotësimin e kërkesave të pakompletuara të palëve dhe të organeve.
39.1.9—Njofton në çdo kohë me informacione ,të dhëna dhe fakte përfaqësuesin e autorizuar të Komunës (zyrës së tij) i cili vepron në interes të Komunës dhe I ofron ati me prioritet dhe azhuritet maksimal të gjitha faktet e kërkuara nga ai.
39.1.10—Ushtron punë administrative sipas kërkesave të palës si:
a-ndërrimin e kulturave të parcelave (me dhe pa matje gjeodezike)në kordinim me DBPZHR
b-ndarjen e parcelave dhe regjistrimet e ndarjeve:
c-bashkimin e parcelave
d-matjen e ndërtesave (për 1m2 të bazës gjeodezike)dhe objekteve të tjera
e-matjen e pjesëve të ndërtesave dhe ndarjen e tyre,përpilimi i skicave për to
dhe matjet e tjera.
f-përcaktimet dhe rregullimet e kufijve të parcelave
g-dhënien e dëshmive në bazë të të dhënave të kadastrit ,apo dëshmive
tjera grafike.
dhënave nga planet urbanistike,etj.
39.1.11–Të gjithë zyrtarët (shërbyesit civil) të drejtorisë dhe drejtori i drejtorisë,për punët e tyre përgjigjen sipas parimit të fajësisë dhe përgjegjshmërisë nga përgjegjësia disiplinore deri te ajo penale.
39.1.12.—Drejtori i drejtorisë në funksion të mbikëqyrjes,menaxhimit dhe koordinimit të punëve në drejtori i raporton Kryetarit të Komunës me raporte periodike dhe javore në këshillin e drejtorëve apo sipas kërkesës së tij.
39.1.13—Për mbikëqyrjen me kompetencë dhe me përgjegjësi të punëve në kuadër të drejtorisë përgjigjet drejtori i drejtorisë kurse për shkeljet e detyrave të punës për punëtorët e drejtorisë së tij drejtori i drejtorisë,ngritë fletëparaqitje disiplinore fletëparaqitje kundërvajtëse dhe kallëzime penale për shkelje të rënda dhe abuzime të detyrave të punës në organet kompetente disiplinore dhe gjyqësore..
39.1.14—DKPGJ kryen edhe funksione të tjera normative,duke propozuar nxjerrjen e akteve të përgjithshme nën ligjore për miratim në Kuvend (vendime,rregullore etj.) si dhe punë dhe detyra të autorizuara nga Kryetari i Komunës në përputhje me ligjet ne fuqi ,Statutin e Komunës dhe këtij vendimi.