Republika e Kosoves

Viti

Drejtoria për Arsim

Drejtor: Arta Ajeti

 Email: arta.ajeti@rks-gov.net

Tele: 044 265 870 

 

35.1—Drejtoria e Arsimit,në kuadër të kompetencave,autorizimeve dhe  përgjegjësive ligjore  të saja (ligjit nr  03/L-068) udhëzimeve administrative të MASHT-it  Statutit të Komunës së Vitisë,dhe të politikave strategjike të Kryetarit të Komunës  në fushën e veprimtarisë së saj ,është kompetent dhe obligohet të kryej;.

35.1.1—Udhëheqjen ,menaxhimin dhe koordinimin e strukturës së arsimit publik parashkollor,fillor dhe të mesëm (0,1,2,3 ) në Komunë si dhe licencimin e çdo institucioni  edukativo-arsimor publik para-universitar ( neni.11.par.3.LAKRK 03/L-068 ).sipas politikave dhe strategjisë  së MASHT-it.
35.1.2—Punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër ( ndihmës dhe mbështetës në pajtim të plotë me dispozitat  e ligjeve në fuqi  dhe me aktet nënligjore komunale  dhe qendrore ,si dhe rekrutimin dhe përzgjedhëjen  e nëpunësve publik-civil ( konform LSHC dhe nenit 65,par.2 të Statutit të Komunë )
35.1.3—Zgjedhja e drejtorëve dhe zv,drejtorëve të institucioneve të niveleve shkollore si në par,1 ,pika 1 të këtij neni,në përputhje me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT ( neni 5 shkronja a-L-03/L-68
35.1.4—Pagesa e stafit aktiv arsimor dhe stafit tjetër  profesional dhe mbështetës në institucionet shkollore-arsimore të Komunës.

35.1.5 Planifikimin dhe mbikëqyrjen e arsimit parashkollor,fillor dhe të mesëm në Komunën e Vitisë në koordinim me MASHT-in

35.1.6—Mbikëqyrja permanente dhe profesionale e institucioneve arsimore në nivel Komune ,dhe vlerësimin e performances  për të gjithë të punësuarit e drejtorisë,dhe shërbyesit civil në pozita menaxheriale nëpër shkolla  ( të gjitha nivelet ( neni37.par.1 dhe 87.par1.3 LSHC.
35.1.7—Regjistrimin dhe pranimin e nxënësve në pajtim  me parimin e mos-diskriminimit  të të gjitha formave të tij.

35.1.8—Regjistrimi i të gjitha të dhënave të nxënësve  dhe  evidentimi,ruajtja dhe arkivimi i dosjeve për personelin arsimor dhe trupin menaxherial,sipas formularëve të nxjerrura nga MASHTI (formularët unik)

35.1.9—Nxitjen dhe promovimin e mundësive  për të ndjekur arsimin parashkollor,arsimin e obliguar fillor,dhe atë të mesëm në kushte të barazisë së plotë për të gjithë.

35.1.10—Respektimin dhe afirmimit e të drejtave të Komuniteteve dhe të pjesëtarëve të tyre në të gjitha fushat dhe nivelet e arsimit publik parashkollor, shkollor (0.1.2.3)

Neni 36

36.1—Konstatimin dhe identifikimin e nevojave për ngritje të vazhdueshme profesionale  të drejtorëve dhe të personelit  arsimor aktiv (mësimdhënësve )duke realizuar bashkëpunimin dhe koordinimin me zyrën rajonale të inspektimit,në pajtim me dispozitat e ligjeve në fuqi,dhe mundësit reale buxhetore për to.

36.1.1—Trajnimin e  vazhdueshëm  të mësimdhënësve dhe stafit tjetër profesional.

36.1.2—Hartimin,propozimin dhe miratimin e rregullores së punës për shkolla të të gjitha niveleve në kompetencë të Komunës,në të cilën përfshihen,Kodi I mirësjelljes për stafin udhëheqës,mësimdhënësit nxënësit dhe personelin tjetër  mbështetës dhe ndihmës.

36.1.3—Hartimin dhe miratimin e rregullores për përgjegjësin disiplinore për shërbyesit civil,mësimdhënësit,nxënësit dhe stafin ndihmës dhe mbështetës,si dhe formimi I komisioneve disiplinore për zbatim  të kësaj rregulloreje .

36.1.4—Marrja e vendimeve për ankesat kundër vendimeve të drejtorëve të shkollave  të të gjitha niveleve para universitare në Komunë.
36.1.5—Miratimi I të gjitha vendimeve nga marrëdhënia e punës për mësimdhënësit dhe punëtorët ndihmës dhe mbështetës ,përveç shërbyesve civil të DA.
36,1.6—Monitorimin dhe mbikëqyrjen e vendimeve të drejtorëve të shkollave të të gjitha niveleve .
36.1.7—Monitorimin i të gjitha  të hyrave  dhe shpenzimeve të DA të Komunës së Vitisë si organizatë buxhetore.
36.1.8—Mbikëqyrja permanente e shpenzimeve buxhetore të shkollave pas decentralizimit financiar të tyre ( duke kërkuar raporte periodike nga shkollat)
36.1.9—Propozimet e planifikuara buxhetore për organizatën buxhetore DA
36.1.10—Planifikimet e prokurimeve për nevojat funksionale të DA  jo më vonë se 60 ditë para datës së planifikuar për fillimet e prokurimit për nevojat e kësaj organizate buxhetore..
36.1.11—Pjesëmarrja në procedurat e prokurimit të propozuara nga DA deri në vlerësimin e ofertave  ( së paku një anëtar në komision për vlerësimin përfundimtar të ofertave ).
36.1.12—Miratimin e rregullores për sjelljen dhe disiplinën e nxënësve,në këshillim permanent  me drejtorët e shkollave dhe të këshillave drejtuese të shkollave .
36.1.13—Konstaton dhe identifikon si dhe propozon në marrëveshje me MASHT-in vendimin për themelimin,shuarjen ,ndarjen apo mbylljen e institucioneve shkollore publike  të niveleve 0,1,2,dhe 3 në Komunën e Vitisë,.

Neni 37

37.1—Nxit ,ndihmon dhe inicion bashkëpunimin në mes mësimdhënësve prindërve ,nxënësve,me qëllim të ngritjes  së kualitetit dhe cilësisë së mësimdhënies dhe mësim-nxënies në shkolla të cilat I menaxhon dhe mbikëqyr  (shkollat publike)
37.1.1—Organizon,inkurajon dhe nxitë organizimin e garave  të ndryshme  të diturisë në mes të shkollave ,nga lëndët e shkencave natyrore dhe atyre humanitare dhe ndan shpërblime dhe mirënjohje  për nxënësit dhe punëtorët arsimor të merituar.
37.1.2—Kujdeset për mirëmbajtjen dhe renovimin e objekteve shkollore  dhe të pajisjeve të institucioneve arsimore me fonde publike.
37.1.3—Kujdeset, inicion dhe organizon  krijimin e shërbimeve të nevojshme për nxënësit dhe mirëqenien e tyre ( ujin,ambient banjash ,shërbime shëndetësore ,shujta ditore  etj.)
37.1.4—Kujdeset për mirëmbajtjen e ambienteve rrethuese të shkollave  duke promovuar gjelbërimin e tyre ,
37.1.5—Propozon dhe inicion  bashkëpunimet ndër-komunale  në fushën e arsimit.
37.1.6—Krijon bashkëpunime me OJQ dhe shoqërinë civile  si dhe me organizata qeveritare dhe jo qeveritare  me qëllim të tërheqjes së donacioneve  në interes  të shkollave  publike  të të gjitha  niveleve  para-universitare  me qëllim të avancimit dhe ngritjes së kualitetit të mësimdhënies dhe mësim-nxënies .
37.1.7—Arritjen e objektivave të shëndetit publik në bashkëpunim me MASHT-in nëpërmjet aktiviteteve shkollore dhe jashtëshkollore ,duke përfshirë programe  të caktuara  për sigurinë në rrugë të nxënësve  nxitjen e kujdesit shëndetësor të tyre ,për të shmangur sëmundjet e ndryshme ngjitëse si dhe aksione informative kundër përdorimit të duhanit dhe substancave tjera psiko-trope (llojet e drogave)

37.1.8—Shfrytëzimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen për arsimim  për nxënësit me nevoja të veçanta(speciale) në masën që është e nevojshme dhe e domosdoshme ,drejtoria e arsimit konsultohet me MASHT-in dhe drejtorit tjera Komunale të administratës për koordinimin  e arsimimit të fëmijëve që kanë nevoja për arsim special ( nevoja të veçanta).
37.1.9—Bënë vlersimin e rezultateve  të punës të shërbyesve civil ,në pozitat  menagjeriale –Drejtorëve të shkollave  të të gjitha  niveleve para universitare ,dhe të  shërbyesve tjer civil ,si dhe të puntorve të tjerë  ,si dhe të personelit aktiv  arsimor në kuadër të DKA ( neni 33.par 1.2 lidhur me nenin 87.par.par.3. të LSHC.Nr.03/L-149 )  dhe të njëjtat vlersime periodike  ia dërgon  Udhëheqësit të Personelit  të SH CK për shërbyesit civil dhe në dosjet në drejtori  për punëtorët aktiv  arsimor,dhe punëtorët e tjerë ndihmës dhe mbështetës.

37.1.10—D.A ushtron edhe përgjegjësi ,autorizime dhe kompetenca shtesë  të parapara me ligje të përgjithshme dhe të veçanta,si dhe kompetenca të deleguara nga organet qendrore  të Republikës së Kosovës si dhe akte nënligjore qendrore dhe Komunale si dhe konformë  politikave  strategjike  si dhe vendimeve  dhe urdhëresave  të Kryetarit të Komunës .

CV-ja e Drejtoreshës:

Ma.sc.Fatbardha ( Limon ) Emini      

E lindur me: 28.03.1987

Email:fatbardha.emini@rks-gov.net

Tel: 0280381541

Fatbardha Emini Halabaku lindi më 28 Mars 1987.

Fakultetin Juridik dhe Studimet Master i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në Fakultetin Juridik.

Gjatë studimeve ka qenë Bursiste e Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer – Stiftung.

Angazhimin professional dhe politikë e ka filluar herët duke pasur pozita dhe angazhime të ndryshme si:  Zvendës Ministre në Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë, Zëdhënëse e Komunës së Vitisë, Drejtoreshë e Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezis në Komunën e Vitisë,  Ligjëruese e Lëndëve të fushës Juridike në Kolegjin”Gjilani” Gjilan, Asistente e Lëndëve të fushës Juridike në Kolegjin”Gjilani” Gjilani, Sekretare e Përgjithshme në Kolegjin”Gjilani” Gjilani Këshilltare Komunale në Kuvendin Komunal në Viti.

Aktualisht është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe Kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në Viti.

Përveç përvojës së lartpërmendur, ajo gjithashtu ka marrë pjesë në konferenca, seminare, trajnime dhe vizita studimore ndërkombëtare në fushën e Politikës dhe të Drejtësisë.

Përveç gjuhës së saj amtare shqipe, ajo flet edhe gjuhën angleze.

Ajo është e martuar dhe ka dy vajza.