Drejtor: Visar DEMIRI
Email: @rks-gov.net
Tele: 044 199 021
40.1– Drejtoria për urbanizëm ,planifikim dhe mbrojtje të mjedisit ( në tekstin e mëtejmë DUPMM ) në kuadër të kompetencave ,autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore të saja dhe duke u mbështetur në ligjet pozitive në fuqi LVQL 03/L-040 Ligjin për Planifikim Hapësinor me ndryshimet dhe plotësimet e tij Nr 2003/19 Ligjin për ndërtimin Nr 2004/15 Statutin e Komunës së Vitisë Nr 01-013/491 ,si dhe ligjet tjera të veçanta dhe aktet nënligjore ( rregulloret ,vendimet) qendrore dhe Komunale ,si dhe në funksion të zbatimit ,mbikëqyrjes dhe implementimit profesional të Planit Zhvillimor dhe Urban të Komunës së Vitisë është përgjegjëse dhe obligohet.
40.1.1–Planifikon zhvillimin hapësinor dhe urbanistik ( sipas metodologjisë bashkëkohore dhe qasjeve inter multidiciplinare , përcjell dhe studion zhvillimin hapësinor brenda territorit t[ komunës së Vitisë .
40.1.2—Zbaton dhe mbikëqyr zbatimin konsekuent të planit zhvillimor dhe urban të Komunës së Vitisë në fuqi .
40.1.3—Harton programe dhe planifikime dhe propozon miratimin e planeve rregulluese urbane për qytetin e Vitisë dhe vendbanimeve tjera policentrike të Komunës në kuadër PZHU të Komunës dhe të tërësive tjera urbanistike.
40.1.4—Ofron mendime profesionale dhe propozime lidhur me procedurat e miratimit të këtyre akteve dhe procedurat dhe detyrat e realizimit të tyre.
40.1.5—Mbledh përpunon dhe plotëson dokumentacionin e zhvillimit hapësinor Komunal ,në përputhje me ligjin për planifikimin hapësinorë ,me Ligjin për ndërtimin ,dhe dispozitat e akteve të përgjithshme nënligjore ,të nxjerrura në mbështetje me këto ligje .
40.1.6—Bashkëpunon dhe koordinon të gjitha punët dhe veprimet ,me të gjitha subjektet pjesëmarrëse në planifikimin dhe zhvillimin e qytetit të Vitisë dhe vendbanimeve të Komunës.
40.1.7—Merret me planifikimin urban dhe rural të komunës dhe të shfrytëzimit të tokës në parametrat e planifikimeve .
40.1.8—Përcjell planifikimin urbanistik ,projektimin dhe merret me zbatimin e tyre.
40,1,9—Përgatit plane të detajuara urbanistike –projekte urbanistike –arkitektonike ,për lagje dhe tërësi të caktuara të qytetit të Vitisë dhe të Komunës në përgjithësi.
40.1.10—Përgatitë dhe ofron informacione bazë dhe dokumente për përgatitjen ,miratimin apo ndryshimin e planeve hapësinore urbanistike ,rregulluese dhe planeve të detajuara të qytetit të Vitisë dhe të Komunës si tërësi.
40.1.11—Propozon dhe zbaton rregullativën ligjore nga lëmi I planifikimit hapësinor ,planit zhvillimor të Komunës dhe revidimet e tij, planit zhvillimor urban ,planit rregullues urban si dhe rregullativën nga lëmi I ndërtimeve investive.
40,1.12—Përcakton kushtet urbanistike dhe arkitektonike për hartimin e dokumentacioneve investivo-teknike për ndërtimin e objekteve lidhur me realizimin e projekteve kryesore urbanistike dhe zgjedhjet e tyre arkitektonike.
40.1.13—Propozon dhe miraton kriteret për vendosjen e objekteve të përkohshme (neni 47.par.1.-L.Nr 2004/15).
40.1.14—Merret me hartimin e normativës nënligjore,ekspertizave analitike,dhe veprimtarive të tjera në fusha të caktuara të planifikimit hapësinor dhe urban.
40.1.15—Jep pëlqime dhe leje ndërtimore për ndërtimin e objekteve të rëndësisë lokale dhe zhvillimeve të tjera.
40.1.16—Organizon,mbikëqyrë dhe kontrollon dokumentacionin teknik,në fushën e ndërtimeve.
40.1.17—Organizon dhe cakton komisionin profesional për mbikëqyrje dhe pranime teknike të objekteve ndërtimore,dhe lëshon vërtetime për gjendjen e objekteve të përfunduara.
40.1.18—Lëshon vendime dhe vërtetime për gjendjen e objekteve ekzistuese.
40.1.19—Konstaton dhe procedon informatat për objektet e ndërtuara në mospërputhje me ligjet e ndërtimeve,standardet dhe dokumentacionet urbanistike në fuqi.
40.1.20—Inicion programe për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve kapitale në territorin e Komunës.
40.1.21—Bashkëpunon dhe koordinon me subjektet përkatëse dhe organet tjera Komunale në fushën e rregullimit të tokës ndërtimore.
40.1.22—Propozon krijimin e zonave të tokës,së ndërtimit dhe përpunon lokacionet për dhënien e tokës në shfrytëzim ndërtimor së bashku me drejtorinë për KPGJ dhe drejtorinë BPZHR të Komunës.
40.1.23—Zbaton programet e drejtorive të administratës Komunale në fushën e ndërtimit të infrastrukturës Komunale.
40.1.24—Përgatit propozim-rregulloret dhe aktet tjera të përgjithshme nënligjore nga lëmi i ndërtimit,planifikimit,projektimit dhe rregullimit hapësinor si dhe të mbrojtjes së mjedisit për Komunën e Vitisë.
40.1.25—Organizon dhe trajnon grupet profesionale dhe kapacitetet tjera njerëzore për procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje dhe përshtatjes së tyre me PZHU dhe planet rregullative urbanistike.
40.1.26—Organizon,formon grupin (komisionin) profesional për vlerësimin e ndërtimeve (objekteve) ilegale.
40.1.27—Organizon,formon komisionin profesional për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave (dokumentacioneve) për legalizimin e ndërtimeve (objekteve) pa leje.
40.1.28—Përcjell legjislacionin në fushën e ndërtimeve dhe të planifikimit si dhe në fushën e legalizimit të objekteve ilegale (pa leje ndërtimi)
Neni 41
41.1—DUPMM-në kuadër të punëve dhe veprimeve administrative ushtron:
41.1.1—Propozon për miratim ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Komunale për tarifa,ngarkesa,taksa dhe gjoba në fushën e kompetencave të saj.
41.1.2—Vendosë në procedurë administrative për të gjitha kërkesat,ankesat,lutjet,kundërshtesat,si dhe të gjitha format e ngarkesave,konformë rregullores Komunale për taksa ngarkesa dhe gjoba.
41.1.3—Për dhënien e hapësirave publike në shfrytëzim komercial DUPMM vendos pas koordinimit dhe konsultimit të ndërsjelle me drejtorinë e shërbimeve publike dhe emergjente.
41.1.4—Në kuadër të DUPMM ,ushtron kompetenca ,punë dhe përgjegjësi funksionale ; zyra për projekte.
41.1.5—Zyra e projekteve ,ushtron këto punë dhe kompetenca;
41.1.5.1—Bënë përpilimin ,përgatitjen dhe arsyetimin e projekteve ideore si dhe konkurron me projekte në programet e organizatave ndërkombëtare ( donatore ) dhe në të gjitha programet tjera të ofruara për financim të projekteve.
41.1.5.2—Bënë monitorimin e projekteve në realizim në teren dhe koordinon punën në mes organeve ( komisioneve ) mbikëqyrëse dhe të pranimit teknik të projekteve .
41.1.5.3—Bënë seleksionimin e projekteve me prioritet në bazë të kërkesave të drejtorive tjera Komunale.
41.1.5.4—Hulumton gjetjen e donatorëve për thithjen e investimeve ,nga donatorët e huaj dhe vendor.
41.1.5.5—Ushtron bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha drejtorit komunale dhe KK dhe trupat e tij.
41.1.5.6—Bashkëpunon ngushtë dhe koordinon të gjitha punët lidhur me projektet me byrot projektuese të kontraktuara nga ana e Komunës për përgatitjen e projekteve të rëndësishme kryesore për Komunën e Vitisë.
41.1.5.7—Përgatit projekte Komunale të domosdoshme dhe të nevojshme për Komunën kur Komuna ,kërkon këmbimin e pronës komunale publike me pronën nën menagjim të AKP.për nevojat publike Komunale.
41.5.8- Kryen edhe punë tjera projektuese dhe projekte , dhe merr pjesë në këshilla profesionale në përgatitjen e buxhetit ,së pjesës për investime publike Komunale.
Neni 42
42.1—DUPMM-në fushën e mbrojtjes së mjedisit angazhohet dhe obligohet:
42.1.1—Angazhohet dhe bën mbikëqyrjen për shfrytëzimin racional dhe të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të tokës bujqësore-prodhuese si dhe mbrojtjen e akumulimeve gjenetike të natyrës në Komunën e Vitisë.
42.1.2—Angazhohet për zvogëlimin gradual të ndotjes,degradimit dhe dëmtimit mjedisor si dhe ndalimin e aktiviteteve ekonomike të cilat gjenerojn rrezik,në q`ekuilibrimin e biodiversitetit natyror,dhe paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe të mjedisit.
42.1.3—Harton programin dhe bënë mbikëqyrjen e pamjeve të vlefshme të natyrës dhe propozon zona të reja për mbrojtje.
42.1.4—Mbledh të dhëna të nevojshme për caktimin e burimeve dhe të sasisë së ujerave në Komunë.
42.1.5—Propozon masat për monitorimin e cilësisë,mbrojtjen dhe ruajtjen e ujit,ajrit,tokës dhe natyrës në përgjithësi në territorin e Komunës së Vitisë në koordinim me DSHPS dhe DI..
42.1.6—Ndërmerr masa për ruajtjen e ujërave sipërfaqësor dhe të atyre nëntokësor nga ndotësit,si dhe përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje nga efektet e dëmshme të ujërave.
42.1.7—Bënë mbikëqyrjen dhe kontrollimin e kushteve të sigurisë së jetës dhe shëndetit të njerëzve në vend ndërtim dhe rreth tij gjatë zhvillimit të punimeve,në koordinim me Drejtorinë e inspeksionit..
42.1.8—Kontrollon dhe mbikëqyrë produktet e ndërtimit sipas normave teknike të parapara në nivel ndërkombëtar dhe standardeve të BE në këto fusha:
42.1.9—Bënë kontrollimin e gjithë dokumentacionit administrativo-teknik,të përcaktuar sipas ligjeve në fushën e ndërtimeve të objekteve.
42.1.10—Bënë eliminimin e shkeljeve,defekteve dhe dëmeve që shkaktohen gjatë ndërtimeve dhe detyron investitorin dhe kryesin e punimeve për mënjanimin e dëmeve në bashkëpunim me Drejtorin e Inspeksionit.
42.1.11—Përgatit programin për uljen e nivelit të ndotjes së mjedisit dhe propozon projekte për mbrojtjen e mjedisit në bashkëpunim dhe koordinim me ministrinë MPHMM,si dhe institucioneve dhe donator të tjerë.
42.1.12—Për të gjitha punët administrativo-juridike në fushë-veprimtarin e drejtorisë,të gjithë shërbyesit civil mbajnë të gjitha format e përgjegjësisë për punët e tyre,nga përgjegjësia disiplinore deri te ajo penale.
42.1.13—Përformancen periodike dhe vjetore të shërbyesve civil zyrtar të drejtorisë e bënë Drejtori i Drejtorisë.
42.1.14—Për shkeljet e detyrave të punës së punëtorëve të drejtorisë fletëparaqitjet disiplinore për komisionin disiplinor I paraqet drejtori i drejtorisë.
42.1.15—Kjo drejtori përgatit akte normative për sistematizimin e vendeve të punës dhe të përshkrimit të detyrave të punës në drejtori si dhe akte tjera të nevojshme.
42.1.16—Ushtron edhe punë dhe veprime tjera nga përgjegjësia e drejtorisë sipas ligjeve të përgjithshme dhe të veçanta sektoriale,dhe akteve nënligjore në fuqi si dhe punët dhe autorizimet e përcaktuara nga Kryetari i Komunës të cilit i raporton drejtori i drejtorisë.