SOKOL HALITI
(kryetar i Komunës së Vitisë)
E-mail: sokol.Z.haliti@rks-gov.net
Sokol Haliti u lind më 08.08.1969 në fshatin Beguncë të Komunës së Vitisë.
Jeton dhe banon në Viti – rruga “Isa Boletini”.
Është i martuar dhe ka katër fëmijë.
Përgatitja profesionale:
- Inxhinier i diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës;
- Magjistër i marrëdhënieve ndërkombëtare (i diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës);
- Kreu akademinë 2-vjeçare të biznesit në Tiranë;
- Kreu kurse 3-mujore për diplomaci dhe protokoll në Tetovë.
Përvoja profesionale:
- Këshilltar komunal në përbërjen e parë të Kuvendit Komunal të Komunës së Vitisë pas luftës së vitit 1999;
- Përgjegjës sektori dhe drejtor i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Vitisë;
- Drejtor i Departamentit të Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë;
- Këshilltar i grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës;
- Drejtor ekzekutiv në sferën e bujqësisë në një investim të jashtëm.
Përvoja specifike:
- Koordinator i organizatës “Feed the Children” në vitin 2000;
- Bashkëpunëtor i shumë OJQ-ve të huaja dhe vendore (anëtar i disa prej komiteteve të tyre), si: Intercooperation, projekti për konsolidimin e tokave, Merci Korps, Care International, Caritas Bresha-Cezevi, Difid etj;
- Anëtar i komisionit për bujqësi në nivel të Kosovës në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës;
- Një ndër udhëheqësit e komisionit për bujqësi pranë LDK-së në nivel vendi.
Nga aktivitetet e mëhershme:
- Veprimtar i ditëve të para dhe njëri nga themeluesit e LDK-së;
- Një ndër udhëheqësit kryesor të Unionit të Studentëve dhe një ndër organizatorët e rezistencës dhe demonstratave gjatë viteve 1988-1989, kurse më 31 maj 1989 edhe i burgosur;
- Një ndër themeluesit dhe udhëheqësit kryesor të Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve në nivel vendi dhe komune;
- Pjesëmarrës aktiv i organizimit të referendumit për pavarësi si plebishit i popullit për liri e pavarësi në vitin 1991;
- Anëtar i komisionit komunal për zgjedhjet e lira më 1992;
- Ideator dhe organizator i mbajtjes së manifestimit të 2 Korrikut për 20 vite me radhë.
- Udhëheqës nëndege për dhjetë vite në kohën e okupimit;
- Udhëheqës i ndërtimit të shkollës në fshatin Beguncë në vitin 1996;
- Udhëheqës i këshillit emergjentë për të larguarit nga Drenica më 1998 dhe strehues i tyre dhe në përkujdesje të plotë të dhjetëra familjeve nga Polaci, Qitaku, Prekazi, Llausha, Runiku, Melanica etj;
- Udhëheqës i pritjes dhe sistemimit të refugjatëve nga Maqedonia gjatë luftës në Maqedoni, gjithsej 13623 refugjat.