Të nderuar vizitorë
Për tu informuar mbi proceset e prokurimit publik në Komunën e Vitisë dhe më gjerë ju lutëm vizitoni uebfaqën zyrtare të Prokurimit Publik të Kosovës në vegëzën e më poshtme:
Kjo faqe është e krijuar si Portal i Prokurimit Publik në të cilën gjenden të gjitha informacionet relevante që kanë të bëjnë me fushën e prokurimit publik në Kosovë.
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP) sipas Ligjit për Prokurim Publik të Kosovës Nr.04/L-042, është përgjegjëse për zhvillimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit të prokurimit publik në Kosovë, dhe i ushtron funksionet që i ipen nga ky ligj.
Njëra ndër funksionet që i janë dhënë KRPP-së me ligj është që të krijojë dhe mirëmbajë faqen informative në internet që i ofron publikut qasje të pakufizuar për të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me prokurimin publik në Kosovë.