Republika e Kosoves

Viti

Pozita gjeografike

Vitia ka një sipërfaqe relativisht të rrafshet, një tokë mjaftë pjellore, sipërfaqe të konsiderueshme pyjore ( si pjesa e Karadakut të Shkupit, me majën e Kopilaçës me një lartësi praj 1490m , male këto që formojnë edhe kufirin natyror mes Kosovës dhe Maqedonisë), por edhe rrjedha të mjaftueshme të lumenjve ( Morava e Binçës, Letnica etj.) Gjithashtu Vitia ka një sasi të ujërave mineral dhe jo metale. Kjo komunë, me një sipërfaqe prej rreth 300 km², shtrihet në juglindje të Republikës së Kosovës. Në verilindje kufizohet me komunën e Gjilanit, në perëndim me komunën e Ferizajit, në jugperëndim më komunën e Kaçanikut dhe krejtësisht në juglindje kufizohet me Republikën e Maqedonisë.

Nga magjistralja Prishtinë – Shkup, Vitinë e ndajnë vetëm 13 km rrugë. Me Prishtinën, lidhet më rrugë automobilistike në dy drejtime: përmes Ferizajt (55 km) dhe Gjilanit (67km).
Vitisë i nevojitën vetëm 13 km për t’u kyçur në hekurudhat e Kosovës, kurse deri në aeroportin e Prishtinës duhet kaluar 80 km.
Me pikën kufitare me Maqedoninë, Hanin e Elezit, e ndajnë 37 km rrugë, me Shkupin 60 km, ndërkaq me aeroportin e këtij qyteti 82 km.