Republika e Kosoves

Viti

(nënkryetar i Komunës së Vitisë)

Email: Hasan.Aliu@rks-gov.net

•  Hasan Aliu u lind më 20.X.1962 në fshatin Remnik të Komunës së Vitisë ku jeton edhe tani.

• Është i martuar dhe  ka tre fëmijë.
• Shkollën e mesme e kreu në Gjilan, gjimnazi “Zenel Hajdini”, kurse Fakultetin Juridik e kreu në Universitetin e Prishtinës më 17.09.1986.
• Filloi të punoj si “referent për punë dhe marrëdhënie pune”  më 17.03.1987.
• Nga puna u largua më 11.10.1990.
• Nga viti 1995 deri më 1999 punoi si sekretar shkolle në Shkollën Fillore “Hasan Alija-Remniku” në Remnik.
• Nga viti 1999 e deri më 2003 ishte drejtor i Drejtorisë për Administratë të Përgjithshme komunale në Komunën e Vitisë.
• Nga viti 2003 deri më 2007 ishte drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Pronë dhe Urbanizëm në Komunën e Vitisë.
• Nga viti 2007 e deri më 2009 ishte këshilltar i Kuvendit të Komunës së Vitisë dhe shef i grupi parlamentar, si dhe anëtarë i Komitetit për Politikë dhe Financa.
• Nga viti 2009 deri më 2013 prapë zgjedhët këshilltar i Kuvendit të Komunës së Vitisë, shef i grupi parlamentar si dhe anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa.
• Më 02.01.2014 emërohet nënkryetar i Komunës së Vitisë.

• Hasan Aliu ishte edhe bartës i shumë aktiviteteve të tjera shoqërore, që vlen të theksohet se ishte edhe në këto përgjegjësi udhëheqëse, fillimisht si anëtar, pastaj nënkryetar dhe më pastaj kryetar i Komitetit për Evidentimin dhe Rregullimin e Konflikteve në Komunën e Vitisë.