Republika e Kosoves

Viti

Zyra për të drejta të njeriut dhe komunitete

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, u formua në Maj të vitit 2008 vendim të Shefit të Administratës dhe Personelit në pajtim me Udhëzimin Administrativ 2008/2 për Themelimin e Njësive për të Drejtat e Njeriut në Komuna.
Njësia u formua me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Komunë dhe shqyrtimit të ankesave të qytetarëve për shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet komunale.

Misioni

Misioni i Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut është vëzhgimi i respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe reagimi për vënien e tyre në vend, sensibilizimi i qytetarëve mbi mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre, përmirësimi i akteve nënligjore komunale, praktikës për zbatimin e këtyre akteve si dhe legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar nëpërmjet oponencave dhe rekomandimeve si në fazën e draftimit të akteve nënligjore nga komuna, ashtu edhe gjatë zbatimit të tyre dhe gjithë legjislacionit tjetër në fuqi që atakon me të drejtat e njeriut.

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, adreson këto fusha:

– barazinë gjinore
– të drejtat e fëmijëve
– mundësitë e barabarta dhe kundërdiskriminimin
– përdorimin e gjuhëve
– të drejtat e komuniteteve
– të drejtat e personave me aftësi të kufizuara
– kundër trafikimin me qenie njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë për të Drejtat e Njeriut

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut, ka këto përgjegjësi:

i. Ndërmerr të gjitha masat e nevojshme lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në nivelin komunal;

ii. Monitoron përputhshmërinë e respektimit të standardeve për të drejtat e njeriut në këto fusha: mundësitë e barabarta, kundër-diskriminim, barazisë gjinore, të drejtat e fëmijëve, personat me aftësi të kufizuar, të drejtat e komuniteteve, përdorimin e gjuhëve dhe anit-trafikimit me qeni njerëzore;

iii. Këshillon në hartimin dhe monitorimin e zbatimit të politikave,rregulloreve dhe udhëzimeve të nxjerra nga Kuvendi Komunal konform standardeve ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe legjislacionit vendor;

iv. Monitoron aktivitetet e komunës dhe në të njëjtën kohë këshillon shefin e Administratës e Personelit dhe bordin e drejtorëve lidhur me çështjet e të drejtave të njeriut;

v. Harton dhe zhvillon planet e veprimit, identifikon nevojat për ngritjen e kapaciteteve dhe planifikon buxhetin për zbatimin e aktiviteteve të NJDNJK;

vi. Zbaton ligjet, planet dhe strategjitë e miratuara nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës;

vii. Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me strukturat e nivelit komunal dhe OJQ në sferën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut;

viii. NJDNJK me qëllim të realizimit të përgjegjësive bashkëpunon me institucionet dhe agjencinë e jashtme, duke e përfshirë edhe Institucionin Ombudspersonit në Kosovë; dhe

ix. Trajton kërkesat e adresuara nga banorët e komunës lidhur me të drejtat e njeriut dhe informon ata lidhur me to;