Republika e Kosoves

Viti

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë

Drejtor: Basri ALIU
Email: basri.aliu@rks-gov.net

Tele: 044 867 800

32.1—Në kuadër të kompetencave,autorizimeve dhe të përgjegjësive të saj kjo drejtori është përgjegjëse dhe obligohet:

32.1.1—Ushtron veprime dhe punë administrative normative për nevojat e drejtorisë përgatit akte normative administrative për funksionimin e drejtorisë.

32.1.2__ Përpilon kriteret dhe kushtet dhe mbikëqyr ofrimin e shërbimeve publike lokale ,duke përfshirë furnizimin me ujë,rrjetin e ujësjellësit të kanalizimit,derdhjes dhe përpunimit të ujërave të zeza mbeturinat etj..

32.1.3 – Organizon në koordinim me kompanitë publike Komunale ,dhe kompanitë e kontraktuara ,mirëmbajtjen verore dhe dimërore  të rrugëve pastrimin e tyre ,trotuareve dhe rrugëve lokale.

32.1.4 __  Organizon dhe mbikëqyr zhbllokimin e rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe harton planet për ngrohtoret lokale

32.1.5 __ Monitoron aktivitetin dhe përcakton kushtet  dhe kriteret,dhe jep pëlqimin për veprimtarit e transportit publik të udhëtarëve  dhe mallrave ,me kompanitë publike ,dhe shoqatat e taksistëve individual dhe operatorëve të ndryshëm komercial ,sipas rregulloreve dhe vendimeve të komunës.

32.1.6__ Përcakton linjat e itinerarit  dhe rendin e udhëtimit për transportin dhe transportuesit publik të udhëtarëve .

32.1.7 __Koordinon dhe bashkëpunon me policin për rregullimin e komunikacionit ,me qëllim të ngritjes së sigurisë në komunikacion në veçanti afër institucioneve  parashkollore ( çerdhe ,gadimore )dhe të institucioneve shkollore në përgjithësi.

32.1.8__ Bënë sinjalizimin horizontal dhe vertikal të rrugëve ekzistuese  dhe rregullon komunikacionin  në qytetin e Vitisë.

32.1.9__Vendos për mbylljen e rrugëve të caktuara për shfrytëzim për raste të caktuara  dhe të veçanta ,në koordinim me policin ( tubimeve publike ,festa shtetërore,punë të veçanta në interes publik komunal).

32.1.10__ Bënë organizimin vetanak apo të kontraktuar të shërbimeve ,,MERIMANG‘’ për automjetet ( mjetet motorike) të parkuara në vende publike të ndaluara për parkingje ,si dhe me rregullore të veçantë kjo drejtori rregullon ,procedurat për ankande publike ,për automjetet e konfiskuara ,që e kalojnë afatin e paraparë të qëndrimit ligjor.

32.1.11__ Bashkëpunon dhe koordinon punët me kompanitë që ofrojnë shërbime rreth përcaktimit të çmimeve të ujit të kyçjeve ,ndërhyrjeve teknike  dhe mbikëqyrjen e orarit të reduktimeve ( nëse ato aplikohen).

32.1.12 __ Organizon, koordinon dhe bënë furnizimin me ujë të pijshëm me cisterna dhe rezervuar të veçantë qytetarët në nevoja të domosdoshme për këtë artikull jetësor.

32.1.13__ Lëshon leje të arsyetuara për shfrytëzimin e hapësirave publike dhe kujdeset për mirëmbajtjen e sipërfaqeve  të gjelbëruara,parkingjeve dhe hapësirave tjera publike në përputhje  me planin zhvillimor dhe urban  të Komunës së Vitisë në koordinim të plot me DUPMM të Komunës së Vitisë.

32.1.14__ Kujdeset dhe organizon mirëmbajtjen  e hapësirave të veçanta (sakrale) publike varrezave.

32.1.15__ Mbikëqyr realizimin e të gjitha punëve për rregullimin e hapësirave publike dhe të gjelbërimit të tyre në përputhje me PZH dhe urban të Komunës së Vitisë.

32.1.16__ Është përgjegjëse ,monitoron dhe është kompetent për dhënien e lejeve për shfrytëzimin e hapësirave publike para lokaleve (hoteliere. tregtare etj) dhe të tregtarëve të imtë ( ambulant,mobil,në kuadër të obligimeve të këtyre shfrytëzuesve për pagimin e taksave të përcaktuara me rregullore të veçante të KK Vitisë.

32.1.17 __Organizon mbikëqyrë dhe është përgjegjëse për ndriçimin publik, reklamat ndriçuese të bizneseve tabelat reflektuese dhe reklamat e ndryshme për të cilat kujdeset në bazë të kryerjes vetanake apo të kontraktuar( ndriçimin publik)

32.1.18__ Bënë menaxhimin .,kontraktimin dhe pastrimin  e të gjitha  shesheve  që i përkasin  Komunës si dhe kujdeset  për mirëmbajtjen  e ashensorëve  të objekteve  nën menaxhim të Komunës.

32.1.19 __ Është përgjegjës dhe njofton drejtorin për.DFEZH dhe kryetarin e Komunës për defektet dhe dëmtimet e rrugëve nën mbikëqyrje  të Komunës dhe lëshon lejet për vendosjen pengesave rrugore në rrugët Komunale në afërsi të vendeve të frekuentuara dhe të ndjeshme ( shkollave etj).

32.1.20__ Harton dhe projekton propozim-rregullore dhe propozim-vendime të përgjithshme nënligjore për të normuar dukurit dhe normat shoqërore të sjelljes së qytetarëve ( subjekteve të së drejtës ) të vërejtura dhe të konstatuara  gjatë ushtrimit të përgjegjësive   dhe autorizimeve të saja .

32.1.21- Ofron Koordinimin dhe bashkëpunimin me KEK dhe PTK për ofrimin e shërbimeve në favor të Komunës.

32.1.22__ Me kërkesën e anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe të ,komiteteve  të tij raporton me shkrim apo në interpelancë verbale në seancë për të gjitha çështjet e kërkuara nga Kuvendi dhe trupat e tij me autorizim të Kryetarit të Komunës .

Neni 33
33.1.1 _ DSHPE, në fushë-veprimtarin e planifikimit ,organizimit dhe preventivës  dhe shpëtimit të resurseve humane dhe materiale në Komunën e Vitisë është përgjegjëse dhe obligohet;

33.1.2_ Që konform dispozitave të Ligjeve në fuqi dhe të akteve nënligjore si dhe dispozitave të Statutit të Komunës së Vitisë ( neni 35.par 4) si dhe këtij vendimi

a- Bënë vlerësimin e rrezikshmërisë  brenda territorit  të komunës së Vitisë,nga fatkeqsitë natyrore –VIS –MAJORIS dhe fatkeqësive tjera ,si dhe bënë hartimin  e planeve mbrojtëse  duke u mbështetur në ligjet në fuqi dhe aktet tjera nënligjore.
b- Organizimin e sistemit të vështrimit ,lajmërimit dhe alarmimit të qytetarëve ( popullsisë) për kërcënim nga rreziku ,si dhe sigurimi dhe mirëmbajtja  e mjeteve për këto çështje  në përputhje me sistemin unik të alarmimit.
c- Hartimi dhe përpilimi i planeve dhe hartave emergjente në përputhje me konstatimet e rreziqeve të përcaktuara me PZHU të Komunës së Vitisë( vërshimet,zjarret,tërmetet)
d- Planifikimet për  sistemimin e qytetarëve  në forcat për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, njëherit propozon Themelimin e komitetit për Mbrojtje  dhe Shpëtim  ,në rastet e paraqitjes së rrethanave të jashtëzakonshme dhe të gjendjeve të jashtëzakonshme ( neni 35.par 4 Statuti i Komunës së Vitisë)
e- Propozimi dhe sigurimi i mjeteve urgjente për strehim  të përkohshëm  në rastet e fatkeqësive të paparashikuara ( natyrore)  dhe të tjera në koordinim me DSHPS.
f- Realizimi dhe zhvillimi i planeve të aftësimit dhe harmonizimi i këtyre planeve dhe përgatitjeve tjera për ,mbrojtje ,shpëtim dhe ndihmë me Komunat fqinje.

33.1.3 – Në rastet e paraqitjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe të rrethanave të jashtëzakonshme ,nga shkaqet natyrore apo njerëzore i propozon kryetarit të Komunës –të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme si dhe përgatitë urdhëresa dhe masa tjera administrative ,në rastet e gjendjeve të tilla me qëllim të përballimit dhe tejkalimit të situatës.

33.1.4- Ndërmerr të gjitha masat parandaluese për mbrojtje nga zjarri dhe kujdeset për zbatimin ,përsosjen dhe avancimin e masave të mbrojtjes nga zjarri dhe koordinon veprimtarin  me SH.Z,Komunalë.

33.1.5 – I propozon KK së Vitisë propozim-planin për mbrojtje  nga zjarri në mbështetje  të vlerësimit të rrezikut nga zjarri ,dhe i propozon KK që së paku nga një herë në vit të shqyrtoj përmbajtjen e planit në mënyrë  që të vlerësoj përputhshmërinë e planit për M.Z, me planin  urbanistik dhe zhvillimor ,si dhe planet që do të miratohen ( planet rregullative ) me ndryshimet ndërtimore të tij etj..

33.1.6- Përcjellja e realizimit financiar të mjeteve të parapara për mbrojtje nga zjarri si dhe përpjekja për pajisjen e BZ ( brigada e zjarrfikësve ) me mjete të avancuara bashkëkohorë për intervenimin  e sajë.

33.1.7- Organizimi, monitorimi dhe mbikëqyrja institucionale  ndaj SH.Z ( brigadës së zjarrfikësve )

33.1.8- Propozon arsyeshmërinë e organizimit  ( ndërtimit) të strehimoreve  publike dhe mirëmbajtjen e tyre  për nevojat emergjente qytetare;

33.1.9- Organizimi i fushatave sensibilizuese ( njohjeve preventive ) me qytetarët e vendbanimeve dhe fshatrave si dhe të qytetit të Vitisë për ngjarjet rreth rrezikshmërisë nga zjarret ,vërshimet etj dhe organizon biseda fushata informative mediale së bashku me zyrën për siguri  në bashkësi.

33.1.10- Në koordinim dhe nën autorizimet e Kryetarit të Komunës organizon formimin e e Komitetit AD-HOK për grumbullimin e ndihmave emergjente ( me shoqatat e bizneseve ,shoqërinë civile,komitete e tij) në raste të fatkeqësive natyrore.

33.1.11- Koordinon punët rreth dekontaminimit të hapësirave pas vërshimeve së bashku me BZ dhe DBPZHR të Komunës së Vitisë dhe komunitetin e prekur nga vërshimet.

33.1.12- Ushtron edhe punë dhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara me ligje dhe akte nënligjore urdhëresa dhe vendime të kryetarit të Komunës së Vitisë duke bashkëpunuar gjithë herë me qytetarët
Policin e Kosovës . FSK ,KFORIN dhe të gjitha organet Komunale dhe shoqërinë civile ( kryqin e kuqë të Kosovës  dhe OJQ humanitare  etj).

CV-ja e Drejtorit :