Kërkesat për Qasje në Dokumentet Publike
Para së të bëni një kërkesë për Qasje në Dokumentet Publike ju lusim që se pari të verifikoni se a gjendet dokumenti i kërkuar nga ju në këtë uebfaqe zyrtare. Në qoftë se dokumentin që ju e keni kërkuar nuk është në uebfaqën e zyrtare të Komunës së Vitisë atëherë kërkesën mund ta bëni në:
Objekti i Zyrës së Kryytarit kati II
Besa Mustafa, Zyrtare për shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumentet Publike
Adresa: Rruga 28 Nëntori
61000 Viti
e-mail : besa.m.mustafa@rks-gov.net
Tel: 045 479 345 çdo ditë pune prej 08:00-16:00
Informatë rreth kërkesave
Kërkesa juaj mund të jetë e shkruar ose verbale.
Në këtë përfshihet edhe kërkesa me e-mail.
Me qëllim që kërkesa juaj të shqyrtohet saktësisht ajo duhet të përmbajë:
Detaje të informacionit që ju dëshironi të shikoni (ju lutem saktësoheni sa më tepër të keni mundësi) gjithashtu ju lusim që të jepni të dhënat tuaj si emri dhe mbiemri, adresa postare ose elektronike më qëllim qe të ju njoftojmë rreth kërkesës suaj.
Sipas Ligjit për Qasje në Dokumentet Publike ju nuk jeni i detyruar të jepni arsye përse po bëni kërkesë për qasje në dokumentet publike.
Zyra për Informim dhe zyrtari përgjegjës për qasje në dokumentet publike do të ju kthej përgjigje brenda 7 ditëve ashtu siç parashihet me ligjin për Qasje në Dokumentet Publike . Në këtë përgjigjeje që do ta merrni nga zyrtari përgjegjës do të informoheni për lejimin, moslejimin apo kufizimin e pjesshme të kërkesës suaj dhe atë duke u bazuar në ligjin për qasje në Dokumentet Publike .
Në rast se nuk ju lejohet qasja në dokument Komuna do të ju jep informata rreth arsyet e refuzimit të kërkesës suaj.
Formularin e kërkesës për qasje në dokumentet publike mund të tërhiqni në këtë vegëz:
https://kk.rks-gov.net/viti/category/aplikacionet/
Për më shumë shikoni Ligjin për Qasje në Dokumentet Publike
https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2724