Drejtor: Valmir SAHITI
Email: @rks-gov.net
Tele: 045 578 273
44.1- Drejtoria për rini,kulturë dhe sport ,në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve të saja në fushën e veprimtarisë ,është përgjegjëse dhe obligohet;
44.1.1- Ushtron aktivitet të planifikuara ,duke udhëhequr me resurset( burimet ) lokale ,kulturore të rinisë dhe të sporteve.
44.1.2- Propozon dhe përgatitë parallogaritë buxhetore të drejtorisë ,në kuadrin e organizatës buxhetore ,të administratës Komunale ,dhe të njëjtën e bën publike ,dhe ndarjen e tij për aktivitet kulturore ,rinore dhe sportive ,si dhe do të përpilon rregullore për ndarje prioritare dhe proporcionale të buxhetit të sajë për fushat e veprimtarisë që mbulon.
44.1.3- Bënë organizimin dhe përkujdesjen për shënimin e datave me rëndësi dhe vlera të dëshmuara historike.
44.1.4-Organizon,debate ,tryeza me shtresat e shoqërisë civile dhe organet shtetërore me qëllim të avancimit,zhvillimit dhe promovimit, të fushës së kulturës ,preokupimet,problematikën dhe aktivitetet e rinisë dhe të sporteve në të gjitha degët dhe disiplinat e tij.
44.1.5- Udhëheqë me përgjegjësi të lartë ligjore me arkivin Komunal dhe lëndën arkivore ,dhe përkujdeset për ruajtjen ,konservimin dhe mirëmbajtjen e pasurisë arkivore.
44.1.6-Udhëheqë me shtëpinë e kulturës kinemanë dhe bibliotekën Komunale dhe palestrat sportive ku titullar pronësie është Komuna e Vitisë.
44.1.7- Përpilon ,rishikon dhe ndryshon punët dhe veprimet juridike të raporteve juridiko-civile kontraktuale ,në lidhje me objektet e kulturës ,rinis dhe sporteve.
44.1.8-I raporton kryetarit të Komunës për përgjegjësit dhe detyrat e drejtorisë si dhe bashkëpunon me drejtorit tjera të administratës Komunale dhe Kuvendin Komunal,si dhe organet e sigurisë në Komunë.
44.1.9-Përgatitë raporte të arsyetuara dhe të argumentuara kur kërkohet nga anëtarët e Kuvendit Komunal, apo KPF të Kuvendit ( në formë pyetje-interpelancë-kuvendare )me miratim dhe autorizim të Kryetarit të Komunës.
44.1.10-Të krijoj relacione bashkëpunimi funksional dhe hierarkik me ministrin e Kulturës ,Rinis dhe Sporteve dhe të kërkoj mbështetje për projektet e drejtorisë në fushën e Kulturës ,Rinis dhe Sporteve.
44.1.11-Të përkujdeset për sigurimin e resurseve njerëzore dhe materiale ( financiare) për realizimin e programeve të rinisë.
44.1.12- Bënë licencimin e qendrave rinore dhe regjistrimin e grupeve ,klubeve ,ansambleve etj.
44.1.13- Kujdeset për trashëgimin kulturore dhe historike materiale të Komunës ( xhamit,kishat,shkollat,shtëpitë e banimit ( të vjetra) dhe strukturat tjera që dëshmojnë histori- si burime materiale historike dhe së bashku me MKRS dhe donatorë ,kujdeset për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tyre në përputhje me identifikimet e kësaj pasurie kulturore në PZHU,të Komunës së Vitisë .
44.1.14- Ushtron ,promovon dhe nxit bashkëpunimin ,me qytete tjera ,të Republikës së Kosovës dhe me shtete tjera në përputhje me politikat jashtme të shtetit të Kosovës ,për të mundësuar integrim të mirëfilltë kulturash dhe këmbim përvojash ,në interes të zhvillimit të kulturës në përgjithësi dhe integrimin kulturor të rinisë së Mërgatës sonë në diasporë .
44.1.15- Respektimi, hulumtimi dhe përkrahja dhe ndihma për asociacione ,klube dhe shoqata dhe hulumtimi i individëve me aftësi të posaçme kreative , në fushat e kulturës dhe sportit dhe mbështetja e tyre me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
44.1.16- Bashkëpunimin me drejtorinë e arsimit në lidhje me reformat dhe kushtet që mundë ti kenë të rinjtë ( duke organizuar,gara,kuize dhe forma të tjera të aktiviteteve kulturore shkencore dhe sportive.
44.1.17- Organizon ,anketa seminare dhe trajnime të ndryshme , me qëllim të njoftimit ,promovimit dhe inkuadrimit të të rinjve kosovar në aktivitetet rinore evropiane e botërore.
44.1.18- Organizon fushata me rininë dhe me shoqërinë në përgjithësi për luftën kundër substancave psikotrope ( drogës ,duhanit ) dhe fushata tjera nga preventiva shëndetësore në luftën kundër –HIV,prostitucionit dhe dukurive tjera negative në shoqëri.
44.1.19- Ushtron edhe autorizime dhe kompetenca të tjera në fushën e organizimit të punës në drejtori ,krijimin dhe hartimin e akteve të brendshme për drejtorinë,si dhe bën fletëparaqitjet disiplinore dhe fletëparaqitjet tjera për nëpunësit e drejtorisë në rastet e shkeljeve të detyrave të tyre të punës dhe kodit të mirësjelljes në komisionin disiplinorë ,përmes udhëheqësit të personelit të shërbimit civil Komunal si dhe bënë vlerësimin e rezultateve në punë për shërbyesit civil të drejtorisë ( neni neni 38.par.1 LSHC.)
44.1.20- Ushtron edhe përgjegjësi të tjera të përcaktuara me ligje të veçanta dhe akte nënligjore qendrore apo komunale,si dhe duke u bazuar në udhëzimet strategjike të kryetarit të Komunës dhe të akteve të tij.
Neni 45
45.1- Të gjitha drejtorit nga kreu 5 i këtij vendimi ,respektivisht për të gjitha përgjegjësit autorizimet dhe obligimet të përshkruara nga neni 18 e deri te neni 44 i këtij vendimi,drejtorët dhe të gjithë shërbyesit civil në këto drejtori mbajnë të gjitha format e përgjegjësisë ,për punët dhe detyrat e tyre ,si dhe të gjitha drejtoritë nga neni 18-44 i këtij vendimi për punën e drejtorisë i raportojnë me raporte të rregullta 1.3.6. mujore dhe vjetore Kryetarit të Komunës.
Neni 46
46.1- Të gjithë shërbyesit civil për aktet e përpiluara dhe të hartuara të administratës Komunale ,mbajnë përgjegjësin personale dhe profesionale ,për aktet e tyre dhe të gjitha aktet e hartuara apo të përpiluara nga ata -zyrtarët administrativë aktet e veta i firmosin në anën e majtë të aktit –në fund të tij ,kurse drejtori i firmos aktet e tilla dhe i vulos me vulën e drejtoris në fund – në anën e djathtë të aktit.
Neni 47
47.1 –Obligohen të gjitha organet e administratës Komunale që ti zbatojnë me azhuritet dhe efikasitet të plotë të gjitha vendimet përfundimtare administrative ( aktet përfundimtare dhe të ekzekutueshme ) dhe gjyqësore.
47.2- Zbatueshmëria e pakundërshtueshme e vendimeve përfundimtare administrative dhe gjyqësore është parim imperativ..për organet Komunale të administratës në Komunën e Vitisë.
Neni 48
48.1- Kryetari i Komunës mundë të shfuqizoj çdo akt të drejtorive të administratës Komunale ,kur vlerëson se aktet e tilla janë në kundërshtim me ligjet pozitive në fuqi dhe me aktet tjera nënligjore të organeve qendrore dhe të Komunës së Vitisë dhe kur me aktet e tilla cenohen të drejtat e komuniteteve dhe të qytetarëve të Komunës së Vitisë ( neni 58 shkronja b,g dhe k LVQL) si dhe të drejtat tjera nga marrëdhënia e punës të shërbyesve civil.