Republika e Kosoves

Viti

Drejtoria e Administratës

Drejtor: Isak SADIKU
Email: isak.sadiku@rks-gov.net

18.1 – Drejtoria e administratës ,mbështetur në dispozitat e LVQL ( neni 62.par 3 )  si ligj i përgjithshëm për organizimin ,funksionimin  dhe përgjegjësit  e nivelit lokal ( Komunal ) të qeverisjes ,si dhe dispozitat e ligjeve tjera  të veçanta që rregullojnë  fusha të veçanta  të administratës shtetërore,si dhe bazuar në aktet nënligjore  të nivelit qendror  dhe Komunal të qeverisjes ( Statutin dhe rregulloret në fuqi )  si dhe mbështetur në udhëzimet  strategjike dhe politike të Kryetarit të Komunës ,në kuadër të fushë-veprimtarisë  së saj ushtron dhe është përgjegjëse për;

  1. Ushtrimin dhe zbatimin  e shërbimeve të përgjithshme  administrative për organet administrative dhe organet  tjera Komunale  dhe
    b. Ofrimin e shërbimeve administrative ,për qytetarët  e Komunës  së Vitisë ,në kuadër  të kompetencave  të mëvetësishme  apo të deleguara ligjore të saj .

Neni 19

19.1 – Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative ,dhe organet tjera  Komunale .të kësaj drejtorie përfshijnë;

19.1.1 – Ofrimi i shërbimeve  dhe kryerja  e punëve  administrative mbështetëse për punët e Kuvendit të Komunës  të këshillit të drejtorëve të drejtorive  të administratës  Komunale të trupave punues ( komiteteve) të Kuvendit Komunal.

19.1.2 – Përgatitjen dhe hartimin  e akteve të Kryetarit  të Komunës  ( neni 13 lidhur me nenin 58 të LVQL ) si dhe punë të tjera  teknike –administrative  si;

          a – Përpilimin e ftesave  dhe të vendimeve  që dalin nga mbledhjet e caktuara ,përpilimin dhe lekturimin profesional  i materialeve literare  në gjuhët në përdorimin zyrtar në Komunën  e Vitisë
b –   Pranimin dhe procedimin  në organin kompetent të iniciativave  qytetare  peticioneve  dhe kërkesave për referendum të qytetarëve  të Komunës së Vitisë- konform nenit 170 par.4 të Statutit të Komunës .

19.1.3 – Bënë propozimet ( hartimet ) e projekt rregulloreve dhe propozim vendimeve  të përgjithshme  administrative ,si dhe ushtron propozime  për ndryshimin dhe plotësimin  e akteve të përgjithshme nënligjore  në fuqi  ( në juridiksionin Komunal )

19.1.4 –  Zbaton dhe bënë  regjistrimin  dhe mbajtjen  e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet  nga zyra e arkivit të administratës së Komunës ,si dhe arkivimin e lëndës arkivore  dhe kujdesi për ruajtjen e sajë,dhe kujdesi për ruajtjen  e akteve  materiale  të administratës ( librat amë,kartotekat,protokollet,regjistrat,etj )

19.1.5 – Ofron të gjitha format  e shërbimeve  dhe të ndihmës  juridike  për qytetarët  duke bën regjistrimin  e të gjitha  kërkesave dhe parashtresave  të tyre  dhe bënë raportimin  për kryerjen e lëndëve administrative  në suaza të afateve  ligjore  dhe zyrtare  sipas  LPA,dhe ligjeve  tjera  të veçanta  dhe akteve nënligjore në fuqi .

19.1.6 – Kujdeset dhe zbaton me efikasitet  dhe zhuritet, cilësi të lartë dhe të përgjegjshme  të shërbimeve  postare  për nevojat e organeve  Komunale  dhe organeve të administratës Komunale .

19.1.7 –  Ushtron dhe menaxhon  me racionalitet të plotë  dhe të domosdoshëm  me fushën e  logjistikës ,ku përfshihet  menaxhimi i automjeteve  titullar pronësore e të cilave  është Komuna e Vitisë ,duke ushtruar ne permanencë  mirëmbajtjen e automjeteve zyrtare , servisimin, sigurimin dhe regjistrimin  e tyre   dhe furnizimin transparent me derivate nafte  për to.

19.1.8 – Organizimin dhe kujdesin për mirëmbajtjen  e objektit të administratës Komunale ( nëse me ligj dhe akte nënligjore  ky shërbim i besohet organeve tjera ) si dhe organizimin e shërbimeve  të sigurimit për këto objekte.

19.1.9 – Ushtron të gjitha punët rreth përkujdesjes  dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative  dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare .

Neni 20

20.1 – Drejtoria e administratës  përmes sektorëve të veçantë të saj ,kryen  shërbime  dhe ushtron  autorizime publike ,për qytetarët dhe në interes të tyre . Në shërbimet administrative  që kanë të bëjnë me ofrimin  e shërbimeve për qytetar bëjnë pjesë;

20.1.1 –   Shërbimet e gjendjes civile ,të cilat përshijnë rregullimin juridiko-ligjor të statusit personal dhe familjar të qytetarëve të Komunës së Vitisë në kuadër të kompetencave  të deleguara;
1.  Regjistrimin e të lindurve në LAL
2.  Regjistrimin e të vdekurve në LAV
3.  Regjistrimin e të kurorëzuarve në LAM

20.1.2 Lëshimin e të gjitha formave  të akteve  materiale administrative ( akteve të evidentimit publik) për qytetarët si ;

__  Lëshimin e certifikatave  që dëshmojnë statusin e gjendjes civile  për qytetarët ,duke përfshirë edhe certifikatat e vendbanimit dhe të  ndërrimit  të emrit personal si dhe procedurat e lirimit nga shtetësia  si kompetencë e deleguar inicuese  për  ministritë përkatëse.

__ Vërtetimin e origjinalitetit  të dokumenteve të ndryshme si dhe deklarata ,vërtetime dhe parashtresa  të tjera ,për nevojat e qytetarëve ,duke u bazuar gjithmonë në dispozitat ligjore  gjatë lëshimit të tyre.

20.1.3 – Drejtoria e administratës kryen edhe punë të tjera administrative të cilat delegohen nga organet qendrore  të pushtetit të Republikës së Kosovës si dhe punë tjera administrative  të autorizuara dhe të urdhëruara  nga Kryetari Komunës.

20.1.4 – Të gjitha punët përgjegjësit  dhe autorizimet  publike  të cilat i ushtrojnë  nëpunësit,nga zyrtarët administrativ e deri te drejtori  i drejtorisë së administratës  mbajnë të gjitha format e përgjegjësisë  për punët e ushtruara ,nga përgjegjësia  disiplinore  dhe materiale  e deri te ajo penalo-juridike .
CV-ja e Drejtorit

Isak  ( Vebi ) Sadiku

I  lindur me ;09.06.1962

Fsh- Gushicë – Viti

Email; isak.sadiku@rks-gov net

Tel .0280-381-723

Shkollimi;

Fakulteti Juridik në Universitetin e Prishtinës

Punësimi;

Drejtor i Administratës  nga 15.01.2014

Menaxher  në  NTP –BAY-RINA 2004 -2011

Menaxher  në – VINEX  nga 1989

Punëtorë  në;  ROLL të ZVICRES 1991-1994

Aktiviteti Politik ;

Kryetar i nëndegës  LDK– Gushicë

Statusi Martesor ; I martuar , Baba i dy fëmijëve