Drejtor: Merrushe AHMETI
Email: Merrushe.Ahmeti@rks-gov. net
TELE: 045282747
34.1 Në kudër të fushës së veprimtarisë së sajë DSHPS është përgjegjëse dhe e autorizuar që konform dispozitave të ligjeve të përgjithshme ( nenit 17. shkronja m. dhe k j.LVQL ) dhe ligjeve të veçanta dhe akteve nënligjore Statutit të Komunës dhe këtij vendimi ,kjo drejtori është përgjegjëse dhe obligohet ;
34.1.1- Për hartimin e strategjisë zhvillimore për kujdesin primar shëndetësor duke përfshirë promovimin ,parandalimin,trajtimin dhe rehabilitimin e të sëmurëve ,q,rregullimeve dhe lëndimeve, edukimin shëndetësor dhe imunizimin e popullatës së Komunës së Vitisë.
34.1.2- Diagnostifikimin e parë dhe kujdesin themelor shëndetësor ,duke përfshirë ,ndërhyrjet e vogla kirurgjike ,kujdesin dhe promovimin e shëndetit oral dhe të kujdesit themelor stomatologjik për qytetarët e Vitisë .
34.1.3- Sigurimin e cilësisë së ujit dhe të ushqimit publik ( përmes analizimit të mostrave )në bashkërenditje me institutin rajonal të shëndetit publik ( IRSHP-në) dhe drejtorin e inspeksionit në fushat sanitare.
34.1.4-Sigurimin ,kujdesin ,konstatimin dhe implementimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të Komunës së Vitisë,sipas standardeve ligjore të përcaktuara nga MPMS.
34.1.5- Monitoron,mbikëqyr dhe kërkon raportime permanente periodike dhe vjetore nga qendra Kryesore e mjekësisë familjare dhe qendrat tjera të mjekësisë familjare në kuadër të QKMF.
34.1.6-Zhvillon dhe përkujdeset për planifikimet buxhetore ,bazuar në nevojat lokale ,duke u mbështetur në LFPL dhe udhëzimet dhe aktet nënligjore të MSH,MPMS,për nevojat e domosdoshme të QKMF dhe QPS.
34.1.7-Monitoron dhe mbikëqyr Qendrën për punë sociale ,në fushat e shfrytëzimit të aseteve dhe resurseve njerëzore të kësaj qendre dhe në fushën e respektimit të funksionalitetit ligjor të sajë duke respektuar mëvetësinë ligjore dhe profesionale të shërbimeve të QPS.
34.1.8- Përkujdeset për mënyrën e shfrytëzimit të grandit specifik për shëndetësi nga QKMF në përputhje të plotë me dispozitat e LMFPP.
34.1.9-Propozon ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Komunale për tarifat për bashkë pagesat për shërbime Komunale shëndetësore të nivelit primar,në fushën e DSHPS. Dhe kujdeset për menaxhimin ligjor të tyre në përputhje me LMFPP,
34.1.10—Bën trajtimin ,kontabilitetin,raportimin,monitorimin dhe verifikimin e grumbullimit të bashkë pagesave nga neni 34.par.1 pika 10 e këtij vendimi dhe bashkëpërgjegjës sipas të gjitha formave të përgjegjës do të jenë drejtori i DSH dhe drejtori I QKMF. ,
34.1.11—Bënë mbledhjen ,inkasimin e bashkë-pagesave ,dhe liron kategoritë e caktuara të shoqërisë ( shtresat shoqërore të caktuara ) nga participimet në shërbimet e ofruara brenda kornizës së përcaktuar nga MSH.
34.1.12—Bën sigurimin e ofrimeve të shërbimeve shëndetësore të nivelit primar për të gjithë qytetarët pa kurrfarë diskriminimi ( si në nenin 2 par,2 pika 6 të këtij vendimi).
34.1.13—Bënë raportimin për kryetarin e komunës për të arriturat e objektivave të përcaktuara nga ai dhe kuvendi i Komunës .
34.1.14—Bënë monitorimin e zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e shëndetësisë ,shërbimeve sociale dhe asistencës sociale.
34.1.15—Bënë zbatimin e normave dhe të standardeve të infrastrukturës dhe të burimeve njerëzore të miratuara nga MSH.
34.1.16—Kujdeset,zhvillon dhe ushtron të drejtën e deleguar nga Kryetari I Komunës ,për të përdorur pronën me qëllim të sigurimit të strehimit social të personave me nevoja ekstreme për strehim brenda territorit të Komunës së Vitisë –kryeson komisionin për strehim dhe propozon formimin e tij .
34.1.17 __ Ushtron monitorimin ,koordinimin dhe bashkëpunimin me QPS në Viti rreth përkujdesjes së rasteve sociale të popullatës brenda Komunës në kuadër të monitorimit funksional pa prekur mëvetësinë ligjore dhe profesionale të sajë.
34.1.18 — Ushtron koordinimin dhe vendosjen e relacioneve të bashkëpunimit me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale ,në fushat e kompetencave të deleguara të ministrisë.
34.1.19 — Ushtron fletëparaqitjet disiplinore ,ato për kundërvajtje dhe kallëzimet penale ndaj shërbyesve civil,punëtorëve profesional ( punëtorëve social ) personelit aktiv shëndetësor dhe të tjerë në kuadër të drejtorisë në organet disiplinore dhe organet tjera të ndjekjes,në rastet e shkeljeve të detyrave të punës apo të veprave kundërvajtësE apo penale,gjatë ushtrimit të detyrave të punës apo abuzimeve tjera në detyrë ,pas inicimit të drejtorëve të QKMF dhe QPS..
34.1.20 — DSHPS,ushtron mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike duke siguruar mbledhjen dhe analizimet e informatave në nivel lokal, dhe njofton për masa Kryetarin e Komunës dhe M.SH.
34.1.21—Bënë përcaktimin e objektivave dhe prioriteteve lokale ,në bazë të informatave ,konform strategjisë së kujdesit parësor shëndetësor.
34.1.22 — Bënë grumbullimin ,përcjelljen dhe hartimin e politikave shëndetësore dhe politikave sociale afatshkurta ,afat mesme dhe afat gjata ,duke ofruar zgjidhje dhe alternativa për këto politika zhvillimore në këtë sektor.
34.1.23 — Përcjellë dhe bënë analiza komparative të cilësis së shërbimeve të qendrave rajonale të mjekësisë sekondare dhe QKUK e cila ofron shërbime terciare shëndetësore ,duke koordinuar dhe avancuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore të saja me qëllim të përafrimit në kufijtë e së mundshmes me këto shërbime.
34.1.24 — Bënë koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës së QKMF dhe QMF dhe ambulancave në Komunën e Vitisë. Së bashku me drejtorin e QKMF..
34.1.25—Ndërmerr fushata sensibilizuese me OJQ dhe organizata qeveritare në drejtim të preventivës dhe ruajtjes së shëndetit për qytetarët e Komunës.
34.1.26 — Merr masa për mbrojtjen shëndetësore të qytetarëve që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit të pastër sigurimin e ushqimit të sigurt ( analizimit të mostrave ) dhe ushtron aktivitetet e dezinfektimit ,dezinfektimit dhe deratizimit.
34.1.27— Ndërmerr masa për të siguruar dhe identifikuar natyrën në përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe të gjithmbarshme familjare ,brenda territorit të Komunës së Vitisë.
34.1.28 — Përgatitjen e planeve vjetore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve sociale dhe familjare dhe mbajtjen e shënimeve statistikore për to.
34.1.29 — Përkujdeset për sigurimin e trajnimeve të punëtorëve social (profesionistëve të mirëqenies sociale.
34.1.30 — Kujdeset për respektimin e orarit të punës për të punësuarit në drejtorinë e SHPS. QKMF dhe QPS dhe formon komisione disiplinore për punëtorët jo shërbyes civil në kuadër të monitorimit dhe mbikëqyrjes së saj,në këtë kuadër drejtoria e SHPS kujdeset për miratimin e Statutit të QKMF dhe vendimit të përgjithshëm të QPS për sistematizimin dhe përshkrimin e detyrave të punës për shërbimet e qendrës për PS si dhe vendimin e tillë të QKMF.
34.1.31 — Ushtron edhe përgjegjësi dhe autorizime të tjera të deleguara nga organet e qeverisjes qendrore si dhe kompetenca dhe autorizime të bartura nga Kryetari i Komunës ,në kuadër të dispozitave të ligjeve pozitive të veçanta dhe akteve tjera nënligjore të këtyre fushave.