Republika e Kosoves

Viti

Drejtoria për Rini, Kulturë dhe Sport

Drejtor: Valmir SAHITI
Email: @rks-gov.net

Tele: 045 578 273

44.1- Drejtoria për rini,kulturë dhe sport ,në kuadër të kompetencave  dhe autorizimeve  të saja  në fushën e veprimtarisë ,është përgjegjëse dhe obligohet;
44.1.1- Ushtron aktivitet të planifikuara ,duke udhëhequr me resurset( burimet ) lokale ,kulturore  të rinisë dhe të sporteve.
44.1.2- Propozon dhe përgatitë parallogaritë buxhetore të drejtorisë ,në kuadrin e organizatës buxhetore ,të administratës Komunale ,dhe të njëjtën e bën publike ,dhe ndarjen e tij për aktivitet kulturore ,rinore dhe sportive ,si dhe do të përpilon rregullore  për ndarje  prioritare  dhe proporcionale  të buxhetit  të sajë për fushat e veprimtarisë që mbulon.
44.1.3- Bënë organizimin dhe përkujdesjen  për shënimin e datave  me rëndësi  dhe vlera  të dëshmuara  historike.
44.1.4-Organizon,debate ,tryeza me shtresat e shoqërisë civile dhe organet shtetërore me qëllim të avancimit,zhvillimit  dhe promovimit, të fushës së kulturës ,preokupimet,problematikën  dhe aktivitetet  e rinisë dhe të sporteve  në të gjitha degët dhe disiplinat e tij.
44.1.5- Udhëheqë me përgjegjësi të lartë ligjore me arkivin Komunal dhe lëndën arkivore ,dhe përkujdeset për ruajtjen ,konservimin dhe mirëmbajtjen  e pasurisë arkivore.
44.1.6-Udhëheqë me shtëpinë e kulturës  kinemanë dhe bibliotekën Komunale dhe palestrat sportive ku titullar pronësie  është  Komuna e Vitisë.
44.1.7- Përpilon ,rishikon dhe ndryshon punët dhe veprimet juridike  të raporteve  juridiko-civile  kontraktuale ,në lidhje me objektet e kulturës  ,rinis dhe sporteve.
44.1.8-I raporton kryetarit të Komunës për përgjegjësit dhe detyrat e drejtorisë si dhe bashkëpunon me drejtorit tjera të administratës Komunale  dhe Kuvendin Komunal,si dhe organet e sigurisë në Komunë.
44.1.9-Përgatitë raporte të arsyetuara  dhe të argumentuara kur kërkohet nga anëtarët e Kuvendit Komunal, apo KPF të Kuvendit ( në formë pyetje-interpelancë-kuvendare )me miratim dhe autorizim të Kryetarit të Komunës.
44.1.10-Të krijoj relacione bashkëpunimi funksional dhe hierarkik me ministrin e Kulturës ,Rinis dhe Sporteve  dhe të kërkoj mbështetje  për projektet e drejtorisë në fushën  e Kulturës ,Rinis dhe Sporteve.
44.1.11-Të përkujdeset për sigurimin  e resurseve  njerëzore dhe materiale ( financiare) për realizimin e programeve të rinisë.
44.1.12- Bënë licencimin  e qendrave rinore  dhe regjistrimin  e grupeve ,klubeve ,ansambleve etj.
44.1.13- Kujdeset për trashëgimin kulturore dhe historike  materiale  të Komunës ( xhamit,kishat,shkollat,shtëpitë e banimit ( të vjetra) dhe strukturat tjera që dëshmojnë histori- si burime  materiale historike  dhe së bashku me MKRS dhe donatorë ,kujdeset për mirëmbajtjen  dhe restaurimin  e tyre  në përputhje  me identifikimet e kësaj pasurie  kulturore në PZHU,të Komunës së Vitisë .
44.1.14- Ushtron ,promovon dhe nxit bashkëpunimin ,me qytete tjera ,të Republikës  së Kosovës dhe me shtete tjera në përputhje  me politikat jashtme të shtetit të Kosovës ,për të mundësuar integrim  të mirëfilltë kulturash dhe këmbim përvojash ,në interes  të zhvillimit të kulturës në përgjithësi dhe integrimin kulturor  të rinisë së Mërgatës  sonë në diasporë .
44.1.15- Respektimi, hulumtimi dhe përkrahja  dhe ndihma për asociacione ,klube  dhe shoqata  dhe hulumtimi i individëve  me aftësi të posaçme  kreative , në fushat e kulturës  dhe sportit dhe mbështetja  e tyre  me transparencë të plotë dhe pa kurrfarë diskriminimi.
44.1.16- Bashkëpunimin me drejtorinë e arsimit  në lidhje me reformat dhe kushtet që mundë ti kenë të rinjtë ( duke organizuar,gara,kuize dhe  forma të tjera  të aktiviteteve  kulturore shkencore dhe sportive.
44.1.17- Organizon ,anketa seminare dhe trajnime të ndryshme , me qëllim të njoftimit ,promovimit dhe inkuadrimit të të rinjve kosovar në aktivitetet  rinore  evropiane  e botërore.
44.1.18- Organizon fushata  me rininë  dhe  me shoqërinë në përgjithësi për luftën  kundër substancave psikotrope ( drogës ,duhanit ) dhe fushata tjera  nga preventiva  shëndetësore  në luftën kundër –HIV,prostitucionit dhe dukurive tjera  negative  në shoqëri.
44.1.19- Ushtron edhe autorizime dhe kompetenca të tjera  në fushën  e organizimit të punës  në drejtori ,krijimin dhe hartimin e akteve  të brendshme  për drejtorinë,si dhe bën fletëparaqitjet disiplinore  dhe fletëparaqitjet tjera për nëpunësit  e drejtorisë në rastet e shkeljeve të detyrave  të tyre  të punës  dhe kodit të mirësjelljes në komisionin  disiplinorë ,përmes udhëheqësit të personelit  të shërbimit civil  Komunal  si dhe bënë vlerësimin  e rezultateve në punë për shërbyesit civil të drejtorisë ( neni neni 38.par.1 LSHC.)
44.1.20- Ushtron edhe përgjegjësi  të tjera  të përcaktuara  me ligje të veçanta  dhe akte nënligjore  qendrore apo komunale,si dhe  duke u bazuar  në udhëzimet strategjike  të kryetarit të Komunës  dhe të akteve të tij.

Neni 45
45.1- Të gjitha drejtorit nga kreu 5 i këtij vendimi ,respektivisht për të gjitha  përgjegjësit autorizimet dhe obligimet të përshkruara  nga neni 18 e deri te neni 44 i këtij vendimi,drejtorët dhe të gjithë shërbyesit civil  në këto drejtori mbajnë të gjitha format e përgjegjësisë ,për punët dhe detyrat e tyre ,si dhe  të gjitha drejtoritë nga neni 18-44 i këtij vendimi  për punën e drejtorisë  i raportojnë  me raporte të rregullta 1.3.6.  mujore dhe vjetore Kryetarit të Komunës.

Neni 46
46.1- Të gjithë shërbyesit civil për aktet e përpiluara dhe të hartuara të administratës Komunale ,mbajnë përgjegjësin  personale  dhe profesionale ,për aktet e tyre  dhe të gjitha aktet e hartuara  apo të përpiluara  nga ata -zyrtarët administrativë  aktet e veta  i firmosin  në anën e majtë  të aktit –në fund të tij ,kurse drejtori i firmos aktet e tilla dhe i vulos me vulën e drejtoris në fund – në anën  e djathtë të aktit.

Neni 47

47.1 –Obligohen të gjitha organet  e administratës  Komunale që ti zbatojnë me azhuritet  dhe efikasitet të plotë të gjitha vendimet përfundimtare administrative ( aktet përfundimtare  dhe të ekzekutueshme ) dhe gjyqësore.

47.2- Zbatueshmëria e pakundërshtueshme e vendimeve  përfundimtare administrative dhe gjyqësore është parim imperativ..për organet Komunale  të administratës  në Komunën e Vitisë.

Neni 48

48.1- Kryetari i Komunës mundë të shfuqizoj çdo akt të drejtorive  të administratës Komunale ,kur vlerëson se aktet e tilla  janë në kundërshtim me ligjet pozitive në fuqi dhe me aktet tjera  nënligjore të organeve qendrore dhe të Komunës së Vitisë dhe kur me aktet e tilla  cenohen të drejtat e komuniteteve dhe të qytetarëve të Komunës së Vitisë ( neni 58 shkronja  b,g dhe k LVQL) si dhe të drejtat tjera nga marrëdhënia e punës  të shërbyesve civil.