Drejtor: Naim PIRA
Email: naim.pira@rks-gov.net
Tele: 044 195 695
43,1—Drejtoria për bujqësi pylltari dhe zhvillim rural (DBPZHR) në kuadër të kompetencave ,autorizimeve dhe përgjegjësive të saja në funksion të zbatimit të drejtpërdrejt të ligjeve ( Ligjit të tokës bujqësore Nr.02/L-26,Ligjit për mbrojtjen e bimëve Nr.02/L-95,Ligjit për gjuetinë Nr 02/L-53. Ligjit për bletarin Nr02/L-111,Ligjit për përkujdesje ndaj kafshëve Nr02/L-10 ,Ligjit për Pyjet e Kosovës Nr.2003/3,Ligji 03/L-153 për plotësimin-ndryshimin e Ligjit për pyjet dhe udhëzimet administrative .dhe në mbështetje të dispozitave të nenit 17 shkronja a,b,c, të LVQL Nr03/L-040, si dhe dispozitave të Statutit të Komunës së Vitisë ( nenit 11,par 2 pika 3 ) Nr 01-013/491 si mbështetur në rregulloren Komunale për menaxhimin,ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës bujqësore ,mbrojtjen e bimëve ,përkujdesjen ndaj kafshëve ,mbrojtjen e faunës së egër dhe bletarin ushtron këto veprimtari dhe obligime.
43.1.1—Në bashkëpunim dhe koordinim me M.B.P.ZH.R ,dhe institucionet tjera ushtron përgjegjësit që i ka Komuna e Vitisë , në lëmin e bujqësisë në kuptim të gjerë të sajë ,pylltarisë,resurseve natyrore dhe zhvillimit rural.
43.1.2—Përcjell legjislacionin në fuqi dhe zbaton të njëjtin në lëmin e bujqësisë duke përfshirë prodhimtarin bimore ,blegtorale ,resurset natyrore ( faunën e egër) dhe zhvillimin rural në territorin e komunës së Vitisë.
43.1.3—Kujdeset për organizimin e seminareve dhe këshillimeve të ndryshme me fermer me qëllim të formësimit profesional të tyre
43-1.4—Bën nxitjen dhe inkurajimin e fermerëve për të investuar në rritjen e kapaciteteve të tyre bujqësore ( bimëve ,blegtorisë bletarisë etj).
43,1,5—Mban evidencë për tokat bujqësore,sipërfaqet e saj kulturat dhe bonitetin e saj,,numrin e krerëve të kafshëve shtëpiake ,shoqëritë e bletëve ,etj
43.1.6—Mban evidencë në koordinim me institucionet tjera për të rritur vetëdijesimin dhe peshën që ka bujqësia për zhvillimin ekonomik të vendit ( zvogëlimin e papunësisë sigurimin e ushqimit,sigurimin e lëndëve të para për zhvillimin e industrisë ushqimore etj)
43.1.7—Analizon potencialin e fermerëve ,nevojat dhe mundësit e zhvillimit të tyre rekomandon masa adekuate dhe hulumton mundësi për mbështetje administrative,profesionale,dhe materiale të tyre.
43,1.8—hulumton mundësit për sigurimin e tregut për prodhimtarin bujqësore të fermerëve .
43.1.9—Përkujdeset që të siguroj që toka bujqësore të shfrytëzohet për prodhimtari të qëndrueshme bujqësore.
43,1,10—Në rastet e domosdoshme të ndërrimit dhe të shndërrimit të destinimit të tokës bujqësore ( të përhershëm apo të përkohshëm) ,vendimin e merr DBPZHR pas konsultimit me DUPMM,pas kërkesës së palës së interesuar ( konform nenit 10 të rregullores për menaxhimin RMTB )
43.1.11—Ndërmerr masa për mbrojtjen e prodhimtarisë bujqësore nga fatkeqsit elementare ( vërshimet, breshëri, zjarri, pandemitë,etj )dhe formon komisionet e parandalimit dhe vlerësimit të dëmeve nën autorizimet e Kryetarit të Komunës.
43.1.12—Rregullon mbarështimin e qenve endacak ,aktivitetet rreth zhdukjes së insekteve të dëmshme ,sëmundjeve të bimëve ,kafshëve si dhe organizimin e gjuetisë në territorin e Komunës së Vitisë,
43.1.13—inicion dhe koordinon veprimet me OJQ dhe organizatat e ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare dhe harton projekte dhe hulumton donator në fushën e mbështetjes së aktiviteteve dhe degëve të bujqësisë .
43,1,14—Në koordinim me drejtorinë e inspeksionit ,bën mbrojtjen e tokave bujqësore ,pyjeve ,shëndetin e kafshëve si dhe resurset tjera natyrore .
43.1.15—Kujdeset për zhvillimin e turizmit rural.
43,1,16—Kujdeset dhe merr masa për mbrojtjen e tokës bujqësore nga erozioni.
43.1.17—Përcjell identifikon dhe parandalon përhapjen e makro dhe mikroorganizmave dëmtues për bimë’ dhe produkte bimore ,me qëllim të çrrënjosjes së tyre
43.1.18—Inicion në rregullimin me fondet vetanake apo mbështetëse nga MBPZHR ,apo nga donator rregullimin e tokave bujqësore ( masat komosative) dhe udhëheq me to.
43.1.19—Kujdeset për parandalimin e sëmundjeve të kafshëve dhe ruajtjes së shëndeti të tyre ,
43.1.20—Hulumton dhe siguron subvencione për prodhuesit bujqësor dhe stimulon ruajtjen dhe mbarështimin e tyre ( kultivuesit e bagëtive ).
43.1.21—Ndalon importimin ,shitjen apo mbarështimin e kafshëve të infektuara ,të cilat paraqesin rrezik për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve në koordinim me D.I të Vitisë.
43.1.22—Bën inventarizimin. dhe regjistrimin e sipërfaqeve dhe të popullatave të faunës së egër e të gjuetisë në periudha periodike jo më të gjata se 2 vjeçare ,në bashkëpunim me shoqatat e gjuetarëve dhe OJQ.
43.1.23—Bënë hapjen dhe mbylljen e sezonit të gjuetisë dhe cakton kriteret dhe implementimet e tyre konform Ligjit për gjuetinë ,Nr.02/L -53 si dhe bën përcjelljen e planit vjetor të gjuetisë ,si veprimtari sportive turistike.
43.1.24—Përcakton kriteret për evidentimin dhe regjistrimin e shoqërive bletare dhe mënyrën e transportimit të tyre ,dhe koordinon punët me MBPZHR duke krijuar kushte dhe projekte të cilat mbështesin këtë sektorë prodhues dhe të rëndësishëm në fushën e industrisë ushqimore.
43.1.25—DBPZHR,Përcjell dhe informon prodhuesit e drithërave të bardha për kushtet e korrje-shirjes ,të tyre si dhe përcakton kriteret për autokombajnat për sezonin e tillë.
43.1.26—Mundë të ndaloj punën e autokombajnave për kryerjen e korrje-shirjeve në rastet e gjendjes jo të rregullt teknike ,ose të humbjes së drithërave mbi masën 3-5%
43.1.27—Formon komisionin për përcjelljen e Fushatës së korrje –shirjes i cili komision me raporte të shkruara informon drejtorin e drejtorisë,kurse ky i fundit-Kryetarin e Komunës .
43.1.28—Në koordinim me DUPMM ,lëshon dhe pajis me leje ndërtimore fermerët për ndërtimin e objekteve për mbajtjen dhe kultivimin e kafshëve .
43,1,29—Për punën dhe përgjegjësit e sajë drejtoria dhe shërbyesit civil të drejtorisë dhe ekspertët e sajë përgjigjen sipas të gjitha formave të përgjegjësisë.
43.1.30—Drejtori I DBPZHR,vlerëson performancen e punonjësve të drejtorisë në afate periodike ,dhe ngrit fletëparaqitje disiplinore ,në komisionin disiplinorë Komunal ,për nëpunësit e drejtorisë dhe punëtoret tjerë në varësi funksionale të tijë ,përmes udhëheqësit të personelit të SHCK.
43.1.31—Përpilon dhe harton të gjitha propozim-vendimet dhe propozim-rregulloret si dhe aktet tjera juridike nënligjore,për miratim ,në funksion të fushë-veprimtarisë së drejtorisë.
43.1.32—Ushtron dhe punë tjera administrative dhe funksionale të parapara me ligje të veçanta dhe me akte nënligjore qendrore apo komunale si dhe me vendime apo urdhëresa të Kryetarit të Komunës ,të cilit edhe i raporton dhe i përgjigjet për punën e sajë si drejtori.
____________________________________________________________________
CV-ja e drejtorit:
DETAJET PERSONALE: