Republika e Kosoves

Viti

11 fermerë vitias përfitojnë Laktofriz për ruajtjen e qumështit

2019/07/02 - 2:43

Agjencioni austriak për Zhvillim në bashkëpunim me UNDP-në dhe komunën e Vitisë, në vazhdën e projekteve të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, kanë shpërndarë sot Laktofriz për 11 fermerë të komunës së Vitisë, të cilët merren me përpunimin e qumështit. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e ndarjes së këtij donacioni për fermerët, falënderoi përfaqësuesit e UNDP-së, posaçërisht Agjencionin austriak të  zhvillimit, për gjithë mbështetjen e deritanishme në realizim të projekteve në sektorin e blegtorisë dhe sektorëve tjerë.  “Ne për çdo javë po bëjmë shpërndarje  të donacioneve në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, blegtorisë, bletarisë etj. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të mbështesim fermerët tanë me projekte të reja, në bashkëpunim me partnerët tanë si UNDP-ja etj”, tha Haliti. Kurse Vlora Elshani përfaqësuese e UNDP-së, tha se ky donacion është nga Agjencioni austriak për zhvillim dhe po realizohet në kuadër të projektit InterDev 2. Ajo gjithashtu theksoi se do të vazhdoj bashkëpunimi me komunën e Vitisë edhe në të ardhmen. Përzgjedhja e përfituesve është bërë nga një komision i UNDP-së.