2018/03/22 - 3:54
Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen me rastin e Manifestimit tradicional kulturo-sportivë “Flakadani i Karadakut 2018”, në program sot kanë qenë Garat rajonale të recituesve për nxënës të shkollave të mesme të rajonit të lindjes. Në këtë garë, kanë marrë pjesë nxënësit e shkollave të mesme nga komunat Ferizaj, Gjilan, Kaçanik dhe Viti. Këtë aktivitet e shpalli të hapur drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Viti Qahil Sinani, i cili njiherit ka uruar nxënësit dhe ka theksuar se pjesëmarrja e nxënësve nga komunat e këtij rajoni, po nderojnë jo vetëm shkollat e tyre, por edhe figurën e dëshmorit të kombit Nijazi Azemi-Komandant Mjekra, të cilit i kushtohet ky manifestim. Nxënësit më të dalluar në poezitë e tyre, sipas jurisë së përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse u përzgjodhën; Vendi i parë Jetmir Elezi nga Shkolla e Mesme Profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka” nga Kaçaniku, vendi i dytë nxënësi Sahit Salihut nga Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” –Viti dhe vendi i tretë nxënëses Besiana Musa nga Gjimnazi “Kuvendi i Arbërit” –Ferizaj.