2018/09/25 - 2:02
Komuna e Vitisë ka filluar sot punimet në pastrimin dhe hapjën e një përoske prej 9.540 metreshe prej fshatit Kabash deri në vendin e quajtur Gilbush e që gjendët në mes të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët të cilët e falënderuan atë për këtë projekt pasi që theksuan se me hapjën e kësaj përoske bëhet parandalimi i vërshimeve. Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë në vazhdmisi është përkujdesur në hapjën dhe pastrimin e kanaleve, përsokave dhe lumenjëve me qëllimin më të mirë që të mbrohet prona e shenjë e qytetarëve të komunës së Vitisë por edhe të parandalohen dëmët nga vërshimet e mundshme në tokat bujqësore.