Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë nuk pranon cilësinë e asfaltit të shtruar,  obligon kompaninë të riasfaltoj segmentin e  rrugës prej Xhamisë së qytetit deri të Restorant “Lindi”

2019/07/02 - 9:40

Të nderuar qytetar të Komunës së Vitisë

Për hirë të njoftimit të drejtë të opinionit publik, dhe pas lansimit të disa dezinformatave të opozitës ju njoftojmë se gjatë vitit të shkuar në qytetin e Vitisë, është bërë asfaltimi i segmentit të rrugës prej Xhamisë së Qytetit deri të Restorant “Lindi” dhe pas analizave të bëra, ka rezultuar se cilësia e asfaltit të shtruar është e dobët dhe si e tillë e papranueshme.  Prandaj Komuna e Vitisë, nuk ka pranuar punimet që ka përfunduar  me cilësi të dobët në asfaltimin e kësaj rruge dhe ka kërkuar që të bëhet riasfaltimi në cilësinë e duhur.

Gjithashtu dëshirojmë të ju njoftojmë se udhëheqja komunale e Vitisë, nuk do të bëjë pagesë për riasfaltimi të rrugës në fjalë dhe ka kërkuar nga operatori ekonomik që cilësia e asfaltit të jetë në nivel të duhur dhe të përfundojnë punimet sipas planit dinamik brenda  7 ditëve të punës.

Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që të siguroj lëvizjen e lirë dhe të sigurt në trafik dhe nuk do të pranon në asnjë mënyre të dëmtohet buxheti i taksapaguesve të saj.