Republika e Kosoves

Viti

Kuvendi Komunal me shumicë votash votoi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023

2020/06/30 - 1:43

Ka vazhduar sot seanca e katërt e rregullt e  Kuvendit Komunal të Vitisë, e cila ishte ndërprerë dje, për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që këshilltarët e opozitës kishin lëshuar seancën. Ndonëse edhe sot këshilltarët e PDK-së nuk prezantuan në seancë gjatë pikës së parë të rendit të ditës për propozim vendimin  për shqyrtimin dhe miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), të Komunës së Vitisë 2021-2023, megjithatë, kjo pikë u miratua me shumicë votash. Në shenjë paknaqësie, pikërisht për këtë pikë, edhe këshilltarët e VV-së, lëshuan mbledhjen në momentin kur po votohej Korniza afatmesme buxhetore. Në këtë seancë, u miratua edhe propozim vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik. Propozim vendimi për formimin e Komisionit vlerësues dhe zbatimin e procedurave për dhënien e pronës paluajtshme të komunës në shfrytëzim. Propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale afatshkurtër NPSH “Arena”. U miratua edhe ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të vendimit Nr.01-410/03-381, të datës 30.04.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, si dhe propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetori të punës së Kuvendit komunal të Vitisë për vitin 2021. Gjithashtu, u dha një informatë mbi menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Vitisë, nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë.