Republika e Kosoves

Viti

U mbajt takimi i parë i Forumit Lokal të Trashëgimisë Kulturore në komunën e Vitisë

2018/07/12 - 2:12

Në Viti është prezantuar sot projekti ndërkufitar në kuadër të projektit Cross Border, me që rast u mbajt edhe forumi i parë lokal i trashëgimisë kulturore në komunën e Vitisë. Këtë forum e përshëndeti edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, ndërsa ka vlerësuar këtë projekt të trashëgimisë duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm. Në këtë prezantim, ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministritë e Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të Shoqërisë Civile, shoqatat e ndryshme, zyrtarë komunal etj. Projekti “Iniciativa për shkëmbim kulturor ndërkufitar”, u bë e ditur se ka filluar të zbatohet nga marsi i këtij viti dhe do të zgjasë dy vite dhe ka për qëllim të kontribuoj  në krijimin  e kushteve të favorshme për kohezion social, bashkëpunues dhe shkëmbime kulturore  mes Institucioneve dhe Shoqërisë Civile nga Kosova dhe Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë. Gjashtë komuna janë partnere në Kosovë dhe IRJM që janë përzgjedhur për të zbatuar objektivat e projektit. Gjithashtu u prezantua  edhe potenciali në trashëgimi kulturore i komunës së Vitisë, gjendja ekonomike dhe sociale në komunën e Vitisë, si dhe u njoftuan pjesëmarrësit me afatin kohor të aktiviteteve dhe hapat e mëtutjeshëm të projektit .