Mirësevini në Klinë

Hyrja Regjistrohu


Faqja e Klinës do te jetë faqja, ne të cilën qytetaret e komunës sonë, por edhe me gjere, mund të informohen për punën dhe te arriturat tona, por edhe me preokupimet tona dhe te qytetareve tanë.!

 

Historiku

Në shek. e parë të erës së re territori i Klinës si dhe i gjithë Dardanisë gjëndej nën sundimin e Perandorisë Romake në ç'kohë në afërsi të Klinës përmendet Dersniku si qendër municipale e farefisit Dardan. Pas rënies së Perandorisë Romake, Dardania, pra edhe Klina me rrethinë, u vërshua nga sllavët, e cila dyndje në gadishullin Ballkanik mori fund në shek. VIII. Pas ndarjes së Perandorisë Romake, Klina me rrethinë ra nën sundimin Bizantino-Grek. Pas krishterizmit bizantin, ai sllav ndikoi që këto anë me vendbanimet mesjetare dhe me kishat parasllave të përvetësohen nga sllavët. Në shekullin e parë të erës sonë, gjatë sundimit romak, si qendër municipale e fisit dardan përmendet edhe Dersniku, ndërsa gjatë sundimit bizantin hasim në gjurmët e kishës së Paskalicës me kambanore në fshatin Videjë. Profirogoniti në traktin e tij të njohur "Shënime për popujt" shkruan në vitin 948-952, se ndër qytetet e banuara dendur është edhe Dersniku - "Desstinik". Vendbanim i hershëm është edhe Dollci i sotëm, i cili ishte i shënuar me emrin Zalug në hartën e Manastirit të Hilandarit në vitin 1200 nga Solovjevi. Pas rënies nën turqit, jeta e shqiptarëve ishte e vështirë. Ç'prej atëherë Klinën e karakterizon edhe larmia fetare.Popullësia e këtyre trevave merrej kryesisht me bujqësi e cila ishte mjaft e zhvilluar.
 
Klina identifikohet si vendbanim i hershëm Ilir, me emër Chinna, të cilën e hasim te Ptolomeu që në vitet 87-150 (në hartën e Ptolomeut). Ky lokalitet i lashtë ilir shtrihej në bregun e majtë të rrjedhës së epërme të Drinit të Bardhë, që i përgjigjet realitetit të sotëm gjeografik. Kjo date si dhe Ujvara e Mirushës u bënë edhe simbol i amblemës së qytetit të Klinës. Chinna në kuptimin Cin shpjegohet si kin në mes të Drinit të Bardhë dhe lumit Klina.Banorët e këtyre viseve nuk pushuan se luftuari për liri deri në ditët e sotme.

Lajme

U inaugurua Qendra për Regjistrimin Civil dhe Regjistrimin e Automjeteve
29 korrik 2010

Një ceremoni rasti është bërë inaugurimi i Qendrës Civili dhe Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Klinës . Kostoja e këtij projekti është  270 mije euro, financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme

më shumë...

OSBE-ja dhuron një aparat digjital dhe një pajisje për incizim Zyrës për Informim
28 korrik 2010
Zyra për Informim në komunën e Klinës e falënderon OSBE-në për këtë donacion.
më shumë...

Ka filluar realizimi i projektit për ndërtimin e pendës se ujitjes në fshatin Kpuzë
23 korrik 2010
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Musë Gashi tha që pritet që të përfundojnë punimet sa më shpejtë, që fshataret të fillojnë punën tyre me ujitje.
më shumë...

 

Hyrja


Aplikimi Online

udhezuesIMG.jpg

Statuti i Komunës

A ju pelqen Ueb Faqja e re e Komunës A ju pelqen Ueb Faqja e re e Komunës
 
118
 
51
 
23
 
14
 
7