Republika e Kosoves

Kamenicë

Ekspozitë personale, për nder të 8 marsit

2019/03/09 - 12:20

Nën organizimin e aktiviteteve të ditës së gruas, sot është mbajtur ekspozitë personale nga Besa Mehmeti, tek Shtëpia e Kulturës “ Isa Kastrati”.
Përmes kësaj ekspozite është shprehur revolta për paragjykimet që bëhen kundrejt grave.
Të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite ishin shumë artëdashës të cilët e vlerësuan punën e artistës Besa Mehmeti.