Republika e Kosoves

Kamenicë

Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Dritan Maliqi— Drejtoria Për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Tel: 044-276-627
Tel/Fix: 03820047614
E-mail: dritan.maliqi@rks-kov.net

Dritan Maliqi është i lindur më 12 nëntor 1984. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Kamenicë.
Studimet Bachelor i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Stomatologji.

Që nga viti 2013 ushtron profesionin e doktorit të Stomatologjisë në ordinancë private në Kamenicë.

Në vitin 2018 është zgjedhur Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenië Sociale në Komunën e Kamenicës.

Ushtron përgjegjësitë që i jepen sipas Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, Ligjit për Shëndetësi, Statutit si dhe Rregulloreve dhe Udhëzimeve të punës.
Në bazë të Ligjit për Shëndetësi, komunat kanë përgjegjësi dhe kompetenca që brenda synimeve të politikës shëndetësore të sigurojnë ofrimin e shërbimeve shëndetësore kualitative popullatës tësaj, në mënyrë të drejtë, të barabartë dhe jo diskriminuese
-Ofrimin e kujdesit shëndetësor parësor në komunë, në pajtim me dispozitat ligjore;
-Vlerësimin e nevojave lokale për shëndetësi primare;
-Vendosjen e objektivave lokale për kujdesin primar shëndetësor;
-Zhvillimin e buxhetit bazuar në nevojat lokale dhe duke respektuar udhëzimet e MSH;
-Koordinon dhe mbikëqyrë punën e QKMF, QMF dhe Ambulancave;
-Koordinon dhe mbikëqyrë punën e Qendrës  për Punë Sociale
-Sigurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit, sipas standardeve të përcaktuara nga MPMS
-Mbikëqyrë  situatën epidemiologjike në nivel komunal
-Mbledh dhe analizon informatat në nivel komunal duke e informuar kuvendin komuna, kryetarin dhe MSH
-Merr masat mbrojtëse shëndetësore që kanë të bëjnë me sigurimin e ujit të sigurt,ushqimit dhe higjienës
-I raporton  kryetarit të komunës për  punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar dhe janë nën  përgjegjësinë e kësaj drejtorie duke i ofruar të gjitha informatat dhe raportet e nevojshme për  procesin e vendim marrjes.
-I  kryen  punët tjera të caktuara nga kryetari i komunës