Republika e Kosoves

Kamenicë

Shërbime Publike dhe Inspektorat

Ramadan Basha- Drejtoria për Shërbime Publike dhe Inspektorat

Tel: 044-672-504
Tel/Fix 03820047608
E-mail: ramadan.basha@rks-gov.net

Ramadan Basha është i lindur më 5 janar në Koretin. Shkollë fillore e përfundoi në Koretin ndërsa të mesmen në Kamenicë. Është Kimist Industrial me profesion.

Në periudhën e vitit 1999 – 2004 ka qenë përgjegjës i Njësisë së Mbrotjtes Kimike për Zonën e Dytë Mbrojtëse në Prizren. Ndërsa prej vitit 2004 – 2008 ka qenë Zyrtar i Lartë për mbeturina të konstrukt-demolimit pranë Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ai poashtu ka qenë Shef   sektorit për planifikim dhe strategji Mjedisore gjatë vitit 2008 – 2010 në Korporatën e Energjisë së Kosovës.
Gjatë vitit 2010 – 2012 ka punuar si Mbikqyrës i Nëndegës në Bankën Ekonomike të Kosovës, në Kamenicë.
Ndërsa nga viti 2012 – 2017 ka qenë shef  i prodhimit në kompaninë private “Brickos” shpk, në Kamenicë.

Ramadan Basha ka ndjekur një varg trajnimesh nga fusha e menaxhimit. Është ekspert i licensuar nga fusha e mjedisit dhe fusha e sigurisë dhe shendetit në punë.

Në vitin 2018 është zgjedhur Drejtor i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit.