Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënkryetari

Faton Jakupi është i lindur më 15.05.1984, në Kamenicë, ku edhe jeton aktualisht. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në Kamenicë, ndërsa ka përfunduar studimet në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit të Prishtinës.

Në periudhën 2008 – 2010 ka punuar si Inxhinier në Kontrollën Teknike të automjeteve “ Kosova Comerc “ në Crep të Kamenicës. Prej vitit 2010 deri në vitin 2012 ishte Inxhinier teknik në kompaninë “ Termika “. Ndërsa prej vitit 2012 ai është pronar në kompaninë “ Termo Concept “. Gjatë periudhës së viteve 2014 – 2017 ka qenë Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat në Komunës e Kamenicës.

Prej vitit 2017 ushtron detyrën e Nënkryetarit të Komunës së Kamenicës.