Republika e Kosoves

Kamenicë

Ftesë publike për Organizatat e Shoqërisë Civile dhe Qytetare

2019/05/24 - 12:16

Në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Komunës së Kamenicës dhe Projektit të ReLOaD(Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor), i cili finansohet nga BE-ja dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) shpallin ftesë publike për organizatat e shoqërisë civile dhe qytetare.
Sipas thirrjes së dytë publike për Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC-të) për dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin e ReLOaD, ftohen të gjitha OSHC-të e interesuara dhe qytetarët të marrin pjesë në diskutimin publik mbi prioritetet e propozuara nga ana e komunës, të cilat korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës dhe synojnë të jenë në perputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Diskutimi publik do të mbahet më datën 31 maj 2019 (e premte), në sallën e Kuvendit Komunal, me fillim në ora 11:00.