Republika e Kosoves

Kamenicë

Kastrati nënshkruan marrëveshje për sigurimin e ujit të pijëshëm në shkollën “Abdulla Krashnica”

2019/06/19 - 2:08

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati bashkë me përfaqësuesin e Klubit Rotarian Prishtina Internacional (RCPI) z. Ilir Krasniqi dhe përfaqësuesin e Rotary Klub Gjilani z. Xhevdet Thaqi, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e ujit të pijshëm në shkollën “Abdulla Krashnica”, në Koretin.
Kreu i komunës tha se po angazhohet maksimalish që nxënësve t’u krijojë kushte më të mira infrastrukturore e arsimore.
Ndërkaq, përfaqësuesi i RCPI-së Ilir Krasniqi, tha se janë të përkushtuar që ta ndihmojnë komunitetin e Kosovës me projekte në fusha të ndryshme, e që njëra nga to është edhe sigurimi i ujit të pijshëm.
Kryetari Kastrati falënderoi Krasniqin e Thaqin për bashkëpunimin e tyre në këtë projekt.
Komuna e Kamenicës bashkë me Klubin Rotarian Kamenica i cili është në themelim dhe Klubi Rotarian Gjilani, janë përgjegjëse për zbatimin e të gjitha aspekteve operative të projektit deri në implementim.