Republika e Kosoves

Kamenicë

Komuna dënon dëmtimin e varrezave të vjetra në Gmicë

2020/02/12 - 12:24

Varrezat e vjetra në fshatin Gmicë të Kamenicës janë dëmtuar nga persona të paidentifikuar.

Në këto varreza janë bërë groposje të cilat kanë mbetur të hapura.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se rasti është i hapur në polici si dëmtim i varrezave.

Komuna e Kamenicës dënon rëndë këtë akt vandal dhe i lutet qytetarëve të kenë kujdes në situata të tilla.