Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryeministri i jep mbështetje projekteve të Komunës së Kamenicës

2018/04/17 - 11:16


Kryeministri i jep  mbështetje projekteve të Komunës së Kamenicës
“Nëse nuk mundemi ti zgjidhmi  të gjitha  problemet menjëherë ,të fillohet  me realizimin e disa nga ato” ,u shprehë  Kryeministri Haradinaj
 
Kryeministri I Republikës së Kosovës,Ramush  Haradinaj me  bashkëpunëtorë ka vizituar  sot   Komunën e Kamenicën. Ardhja e tij kishte  për  qëllimtë  të njoftimit  me problemet  e sfidat  me të cilat  ballafaqohet kjo komunë. Në pritje të delegacionit qeveritar ishin: Kryetari i komunës  Qëndron Kastrati, nënkryetari Faton  Jakupi, nënkryetari për komunitete Stamenkoviq dhe  disa drejtor komunal. Kryetari  e ka njoftuar  kryeministrin se me çfarë  problemesh ballafaqohen  institucionet dhe qytetarët e kësaj komune,njëherazi duke kërkuar  mbështetje  nga  Kryeministri Haradinaj,për realizimin e disa projekteve kapitale, si:mungesa e infrastrukturës  rrugore  në viset malore e cila ndikon në shpërngulje  të popullatës  edhe i pamundëson  investimet në ato pjesë,pastaj mungesa e ujit pijshëm, ndërsa zgjidhja  mund realizohen  në mbështetje të qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë. Kryeministri u interesua edhe  për problemet në arsimim ,infrastrukturën shkollore dhe për përgatitjet për, Testin PISA,gjendjen  në shëndetësi,infrastrukturë sportive e kulturore. Pastaj në sallën e kuvendit para këshilltarëve e zyrtarëve tjerë komunal ,si edhe gazetarëve,Kryeministri  Haradinaj i njoftoi të pranishmit për bisedën gjatë takimit me  kryetarin  e komunës.“Ardhja jonë në këtë komunë ka për qëllim më së shumti temat që preokupojnë Komunën. Diskutuam për infrastrukturën e projektit, për gjendjen e ujit të pijshëm dhe gjendjen në shumë sektorë, duke parë mundësitë e investimeve edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, përveç Qeverisë sepse këtu jepet shembull më i mirë i një jetë integrume dhe ju përgëzojmë për të gjithë juve”, u shpreh Haradinaj në konferencën për media pas takimit. Kryetari Kastrati, Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën, për të ashtuquajturën të rrallë të një Kryeministri në këtë komunë të vogël.