Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me MASHTI-në për rritjen e punësimit për të rinjë

2022/05/23 - 8:51

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit për projektin për rritjen e nivelit të punësimit për të rinjë ‘EYE’.

Kryetari Rahimaj ka thënë se qëllimi i këtij projekti është që të ndihmohen të rinjtë në orientim në karrierë.

“Në fushatë kemi premtuar, çdo ditë po i realizojmë ✅
Kemi nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit për projektin për rritjen e nivelit të punësimit për të rinj ‘EYE’.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të ndihmohen të rinjtë në orientim në karrierë, njohjen e tregut të punës si dhe se si mund të bëhen pjesë e tij.
Qendra e karrierës do të vendoset në shkollën profesionale ‘Andrea Durrësaku’, Kamenicë”, ka shkruar Rahimaj.