Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj pret në takim Ministrin Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci

2022/06/30 - 8:09

Kryetari Kadri Rahimaj së bashku me drejtorin Shpend Morina kanë pritur në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe deputeten Jeta Statovci.

I pari i komunës ka thënë se me Ministrin Peci është diskutuar bashkë8punimi i mëtutjeshëm mes Komunës dhe Ministrisë.

“Bashkë me drejtorin Shpend Morina kemi pritur në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural z.Faton Peci dhe deputeten e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Jeta Statovci.
Kemi diskutuar për bashkëpunime të mëtutjeshme, duke ditur se vizita e ministrit vie menjëherë pas mbështetjes së dhënë për komunën tonë.

Planet e qarta dhe konkrete të ministrisë, na lehtësojnë punën edhe neve si komunë për të ju dalë në ndihmë fermerëve.

Bashkëpunimet me nivelin qendror sa vijnë e rriten, duke pasur qëllim gjithmonë interesat dhe ofrimin e kushteve sa më të mira për qytetarët”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Më pas Kryetari Rahimaj së bashku me Ministrin Peci, deputeten Statovci, drejtorin Morina si dhe zyrtarë të tjerë kanë vazhduar vizitat nëpër fermerë e blegtorë.

Ata kanë vizituar nga afër blegtorin Arsim Thaqi dhe bletarin e njohur nga komuna Muhamet Kryeziu. Po ashtu edhe ambientet e Joni Ranch, duke parë nga afër stallat, vend ky që po kthehet në atraksion për të gjithë.