Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues nga ASK

2023/01/20 - 2:14

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Nënkryetarin Jakupi dhe Drejtorin e DUPH-së Berisha, kanë pritur sot në takim përfaqësues nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës.

Ata kanë kërkuar ndihmën e akterëve komunal për procesin e regjistrimit të popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, proces ky që do të fillojë nga shtatori i këtij viti.

Kryetari Rahimaj ka shprehur mbështetjen e plotë dhe ka ofruar ndihmën e nevojshme që në fillim, duke shtuar se si proces është i rëndësishëm për secilin nivel institucional.