Republika e Kosoves

Kamenicë

Kryetari Rahimaj pret në takim përfaqësues nga OSBE

2023/05/30 - 12:35

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me drejtoreshën e DAP-së Arlindë Sejdiu si dhe Koordinatoren e Njesisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati kanë takuar Drejtoreshën e OSBE-së pët të Drejtat e Njeriut Kavya Rayan si dhe Drejtorin e Qendrës Rajonale të OSBE-së Igli Totozani.

Ata kanë diskutuar sa i përket punëve të mira që komuna po bën në raport me të drejtat e njeriut si dhe gjithëpërfshirjen.

Drejtoresha Kayan ka përgëzuar Kryetarin Rahimaj për punën e bërë deri më tani si dhe ka inkurajuar për vazhdimin e punës si dhe projekteve të mira në të mirë të të gjithë komunitetit