Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet diskutimi publik me qytetarë për ndërtimin e digave ujore në Kamenicë

2019/05/17 - 9:41

Kryetari i komunës Qëndron Kastrati, bashkë me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, u.d kryeshefin e Agjencionit Kadastral të Kosovës Avni Ahmeti dhe Këshilltarin Ndërministror të Ujërave Baton Begolli, diskutuan me qytetarët e Kamenicës rreth projektit të Hidrosistemit “Kikë-Kremenatë”.
Kryetari Kastrati e cilësoi këtë projekt si një nga më të rëndësishmit për Kamenicën dhe tregoi për rëndësinë e ndërtimit të pendave ujore.
“Kamenica është jashtëzakonisht e varfër me ujëra dhe me realizimin e këtij projekti do ta kemi më të lehtë në aspektin bujqësorë, ekonomik e ujë të pijes”, tha ai.
Sipas tij, përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje  e kanë prioritet dhe idetë e propozimet e tyre do t’i marrin parasysh gjatë hartimit të këtij projekti.
E ministri Matoshi tha se Kosova është një nga vendet më të varfëra në Evropë për rezerva ujore për kokë banori.
“Shtetet fqinje i kanë shfrytëzuar lumenjtë tanë, andaj ne jemi të interesuar që të punojmë në atë drejtim duke shprehur mirënjohje për Bankën Botërore që janë të gatshëm për të na ndihmuar”, u shpreh Matoshi.
Ndërkaq, përfaqësuesi nga Insituti Meteorologjik i Kosovës Bashkim Kastrati, shpalosi në detaje informacionet mbi projektin e ndërtimit të digave ujore.