Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet mbledhja e shtatë e Kuvendit Komunal

2022/08/02 - 8:19

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e shtatë (VII) të rregullt për vitin 2022.

Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetari Faton Jakupi, delegatët, Shërbimi Profesional i Kuvendit, Zyrtari Ligjor, drejtorët e drejtorive, media dhe të tjerë.

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:

1. Shqyrtimi i procesverbalit Sh.01, Nr.22789/21.06.2022 nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal,
2. Pyetjet e Legjislativit drejtuar Ekzekutivit,
3. Shqyrtimi i Raportit tre mujir Financiar Sh.02. Nr.22004, i datës 15.07.2022, Prill-Qershor 2022,
4. Propozim-vendim për Shfuqizimin e Vendimit Sh.01. Nr.14823,
5. Shqyrtimi i Raportit Sh.01. Nr.21484, gjashtë mujor i punës së Kryesuesit të Komunës së Kamenicës.
6. Informatë nga Drejtoria Komunale e Bujqësisë, përkatësisht sektori i Pylltarisë,
7.Informatë nga Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike, përkatësisht gjendja me ujë,
8.Të ndryshme,

Pas hapjes së senacës nga Kryesuesi i Kuvendit, u paraqit rendi i ditës ku u kërkua plotësim ndryshimi i tij.

Në rend ditë u futën edhe pesë propozime të reja si:

1.Propozim-vendim për plotësim ndryshimin e vendimit bazë nr: 7166,
2. Propozim vendim për krijimin e kodit të ri për subvencione,
3.Propozim korigjim i vendimit nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa.

Pas debatit të gjitha pikat u shqyrtuan dhe miratuan me shumicë votash.