Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet punëtoria për hartimin e planeve të biznesit për gratë nga komuniteti serb

2024/03/13 - 10:33

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë në bashkëpunim me Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSBE) kanë organizuar trajnim të veçantë për hartimin e planeve të binzesit vetëm për gratë nga komuniteti serb.

Në këtë trajnim përpos që gratë janë trajnuar për hartimin e planeve të biznesit, janë njoftuar edhe me procedurat e aplikimit dhe thirrjet për grante të cilat së shpejti do të hapen, qoftë nga niveli lokal apo edhe qendror.