Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënshkruhet marrëveshje për bashkëfinancimin e rregullimit të shtratit të përroit në Rubovc-Kamenicë

2019/04/19 - 10:51

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar marrëvëshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i shtratit të përroit në Rubovc-Kamenicë”.
Kryetari Kastrati tha se ndihet falënderues ndaj ministrit Matoshi dhe ndaj kabinetit të tij për angazhimin e tyre.
“Ky projekt i cili ka vlerën prej 100,000.00 €, do të ndikoj në rradhë të parë në mirëqenien e nxënësve që e shfrytëzojnë atë pjesë dhe gjithë komunitetit”, tha kreu i komunës.
Pas kësaj, ata vizituan vendin ku do të bëhet rregullimi i këtij shtrati të përroit.