Republika e Kosoves

Kamenicë

Qytetarët pagesat mund ti kryejnë në objektin e komunës

2018/06/07 - 3:07

 



Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka nënshkruar  sot marrëveshje  me  kryeshefin ekzekutiv të Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha. Që nga sot, në objektin e komunës do  të punoj një zyrtar i postës, ku  qytetarët  mund ti kryejnë pagesat  pa humbur kohë brenda  komunës. Kryetari,mysafirëve  iu ofroj  disa informacione për komunën e Kamenicës  për buxhetin dhe sfidat me të cilat  ballafaqohet kjo komunë, ndërsa  mysafiri për  gjendjen  në kët ndërmarrje  publike . Në fund  të takimit ishte organizua edhe prerja e shiritit  përurues,të cilin  e bënë; kryetari  Kastrati, kryeshefi Hoxha  dhe drejtoresha e  Administratës së Përgjithshme ,Brikena Ramabaja .  Posta  e  Kosovës, për shërbimet e saja ofron edhe  provizion shumë të ultë.