Republika e Kosoves

Kamenicë

Rahovica   dhe rrethina përkujtojnë rënien e dëshmorëve

2018/04/18 - 8:35

Në manifestimin popullor të mbajtur në Rahovicë,kushtuardëshmorëve të UÇK- së :  Arsim e Shemsi Isufit dhe Ramadan Kastrati, Arsim Isufi, Basri Canolli dhe Ahmet Mehmetit. Manifestimin  e bën më madhështor, pjesëmarrja efamiljeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës,veteranëve të UÇK-së, pjesëtarëve të FSK-së,Komandantit  të Zonës së Karadakut,Ahmet Isufi,Kryetarit të komunës  së Kamenicës Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorë.

 Në emër të bashkësisë lokale të Strezocit, të pranishmit i përshëndeti Shefqet Sinani ,i cili e kishte përjetuar vet ketë ngjarje të rënd të rrethimit të këtyre fshatrave të malësi të: Strezoc, Leshtar, Rahovicë, Gregjenik, dhe lagjen e parë të Krilevës.

“Tmerri ishte i madh atë ditë, ishin pesë të vrarë, ndër ta tre ushtarë të UÇK-së, tre të plagosur,qindra të rrahur e të maltretuar në mënyrat më brutale e barbare, shumë shtëpi të djegura pothuajse e tërë popullata e plaçkitur dhe në fund e depërtuar në Kopërnicë, dua të falënderoi banorët e fshatit Kopernicë për mikpritjen që e kishin treguar me sistematizimin e tyre në shtëpitë e fshatit, duke i siguruar ushqim dhe veshmbathje” u shpreh Shefqet Sinani.Tubimin e përshëndetën  nënkryetari i komunës,  Faton , Jakupi ,ish Komandanti  Ahmet  Isufi dhe në emër të familjeve  i përshëndeti të pranishmit Agim Isufi. Pastaj për  të pranishmit  u shfaq  një program i pasur kulturo- artistik nga nxënësit shkollës fillore Strezocit,si dhe u vendosën kurora lulesh pranë lapidarëve të dëshmorëve.