Republika e Kosoves

Kamenicë

Shpërndahen edhe 640 pako higjenike për familjet në nevojë

2020/03/29 - 2:06

Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me organizatën AMJ, kanë filluar ndarjen e 640 pakove higjienike.

Këto pako po shpërndahen tek familjet në nevojë, të cilat janë të regjistruara në Qendrën për Punë Sociale në Kamenicë dhe përmes identifikimit të këshillave lokal.

Përpos shpërndarjes së pakove ushqimore, edhe këto pako higjienike janë dërguar në secilën shtëpi, duke u kujdesur kështu për mos krijimin e tollovisë dhe mbajtjen e distancës sociale.

Kryetari Kastrati ka falënderuar organizatën AMJ dhe Premtim Fazliun për angazhimin dhe pruarjen e këtij donacioni.

Rri në shtëpi!