Republika e Kosoves

Kamenicë

Të premten do të mbahet sesioni informues për bizneset rreth skemës së granteve

2019/01/22 - 3:22

Agjencioni Zhvillimor Rajonal (AZHR) Lindje në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, organizojnë sesion informues për skemën e granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar”, BPZHR 2019 e financuar nga Ministria e Zhvillimit Rajonal.
Ky program mbështetë bizneset fillestare(start up) si dhe të gjitha bizneset e tjera , në përjashtim të atyre që si veprimtari kanë tregtinë, industrinë, bujqësinë dhe mjeksinë.
Ftohen të gjitha bizneset të marrin pjesë në sesionin informues që do të mbahet me datën 25 janar (e premte) nga ora 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Kamenicë.