Republika e Kosoves

Kamenicë

Trajnohen Anëtarët e Kuvendit Komunal mbi rolin dhe detyrat e Kuvendarëve

2022/07/06 - 11:11

Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit “Ngritja e transparencës Komunale dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje” në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, ka mbajtur trajnimin një-ditor mbi rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Ne këtë trajnim përveç Kryesuesit të Kuvendit Liridon Kastrati, Këshilltarëve Komunal kanë marrë pjesë edhe Anëtarët e Handikosit, Zyra e Komuniteteve, Grupi Joformal i Grave, Shoqëria Civile, Media Lokale.

Qëllimi i organizimit të trajnimit një ditor me Anëtarët e Kuvendit Komunal është përfitimi i njohurive dhe dijeve praktike për rolin dhe detyrat e Anëtarëve të Kuvendit Komunal në vendimmarrje komunale, Legjislacioni në fuqi, Ligji i Vetëqeverisjes Lokale si dhe përfaqësim të interesave të qytetarëve në proceset vendimmarrëse, njoftimi me kornizat ligjore dhe rregulloret e kuvendit komunal.

Si temë e veçantë e diskutimit ndërmjet akterëve lokal kyç në trajnimin e organizuar me përfshirjen e Këshilltarëve Komunal, Grupeve të Margjinalizuara, Organizatave të Shoqërisë Civile, Medieve Lokale për të parë se cilat janë kërkesat e qytetarëve karshi adresimeve në seancat e Kuvendit Komunal si dhe diskutimet se ku qëndron problemi i pjesëmarrjes se vogël të qytetarëve në vendimmarrje.

Si rekomandim kryesor i dal nga trajnimi është rritja e nivelit të përformancës të Anëtarëve të Kuvendit Komunal lidhur me proceset vendim-marrëse në nivel komunal përmes ngritjes se kapaciteteve të ofruara gjatë trajnimit si dhe përfaqësimi sa me dinjitoz i nevojave dhe kërkesave të qytetarëve.

Ky projekt është financuar nga programi i KCSF-së për mbështetje të shoqërisë civile “EJA Kosovë “,bashkë financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh te Luksemburgut.