Republika e Kosoves

Kamenicë

U mbajt mbledhja e parë e KPF-së me strukturën e re

2018/04/04 - 4:36


Mbledhjen e  udhëhoqi  kryesuesi  Bajram Mavriqi, ndërsa të pranishëm ishin edhe  përfaqësuesit e OSBE-së dhe disa përgjegjës  të  zyrave komunale. Komiteti për Politikë dhe Financa, sot e mbajti  takimin e parë  për këtë vit. Pesë  pikave të parapara iu  shtua edhe një pikë e  propozuar e cila kishte të  bënte  me aktivitetin e  Inspektoratit komunal, lidhur me cilësinë  e mishit  dhe të artikujve tjerë ushqimor. Pasi që  nuk kishte  material  dhe përfaqësues të  drejtorisë përkatëse  u propozua që të debatohet në seancën e ardhshme të kuvendit.
Këto pika  si në vijim  u proceduan për shqyrtim  për  seancën e  kuvendit komunal: Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2017, shqyrtimi i kërkesës për bartjen e të hyrave vetanake 2016/2017 në 2018,shqyrtimi i  Informatës  për mbjelljet  pranverore 2018, shqyrtimi i raportit për menaxhimin e aseteve komunale (inventarit),dhe të ndryshme. Për  pikën e parë edhe të dytë para anëtarëve  KPF-së ,  u përgjigj  zyrtari kryesor financiar  Naser Hashani, ndërsa informatën për planifikimin e mbjellëve  pranverore  i paraqiti  Nejazi Kastrai. Ndërkaq,  Ramadan Basha, iu përgjigj pyetjeve  për menaxhimin e aseteve komunale. Kryesuesi kërkoi nga Drejtoria e Bujqësisë   që t’u ndihmoj  fermerëve  në përgatitjen e  projekteve për  aplikim  për grante të ndryshme,si dhe informata për seancën e ardhshme   për gjendjen dhe menaxhimin  e pyjeve  në Komunën e Kamenicë.
Seanca e  ardhshme e kuvendit është caktuar me:10.04.2018.