Zgjatet orari punës në sektorin e gjendjës civile në Komunën e Lipjanit
2022/06/28 - 12:50
Me vendim të Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti nga sot zgjatet e orari i punës për sektorin e gjendjes civile i cili funksionin në kuadër të Drejtoratit për Administratë.
Sektori i gjendjes civile nga data 28.06.2022 e deri me datën 31.08.2022, do të punojë çdo ditë pune me palë nga ora 08:00 deri 16:00 si dhe gjatë ditës së shtunë prej orës 9:00 deri në 15:00.
Zgjatja e orarit të punës bëhet për shkak të numrit të madh të kërkesave që parashtrohen në këtë sektorë që ndërlidhet me fluksin e ardhjes së mërgimtarëve nga shtetet e ndryshme të botës, të cilët e kanë të nevojshme rregullimin e dokumentacionit.