Republika e Kosovës

Pejë

Profili i Drejtorit të Kulturës

 

XHENET SYKA KELMENDI

KONTAKTET
Adresa: Aleksander Moisiu PN – Pejë
Tel: +383 45 218 000
Email: xhenet.syka@rks-gov.net

 

Ka lindur në Pejë ku ka mbaruar shkollën fillore dhe të mesme për të mbaruar me studime në
Biznes Administrim.
Karrierën profesionale e ka filluar në Shtator të vitit 1999 si gazetare në Radio “Dukagjini”, për
të vazhduar si redaktore përgjegjëse dhe drejtoreshë administrative në Televizionin
“Dukagjini”, ku ka punuar deri në Janar të vitit 2017. Gjatë kësaj periudhe shquhet në drejtimin
e emisioneve autoriale nga lëmi politiko-social, ekonomik, shëndetësor dhe ai kulturor.

 

Pas mbarimit të masterit profesional EMBA në IEDC-Bled School of Management, është
angazhuar edhe si lektore dhe drejtuese për Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun në
Kolegjin Evropian”Dukagjini” në Pejë, ku ka qenë edhe anëtare e bordit menaxhues.

Rrugëtimin politik e ka filluar në vitin 2007 si asambleiste në K.K. Pejë, për të vazhduar këtë
detyrë edhe tre mandate të tjera duke qenë se ishte njëra ndër femrat më të votuar në nivel vendi.
Shquhet për ideologjinë feministe dhe është aktiviste për të drejtat e njeriut me theks të veçantë
pë gratë dhe fëmijët. Prej vitit 2010 është kryetare e bordit profesional tek Qendra për
Mirëqenien e Gruas – Shtëpia e Sigurt në Pejë, detyrë kjo që drejtpërdrejt e plason si anëtare e
rrjetit të grave aktiviste në Evropë – WAVE-Europe.

Është autore dhe redaktore e shumë artikujve dhe kolumneve profesionale për çështjen e
përhapjes së dhunës në baza gjinore dhe ka botuar artikuj në revista vendore dhe ndërkombëtare
me impakt faktor, përfshirë temat me hulumtime të avansuara pë pozitën e gruas shqipëtare nga
spektri vendor dhe global.

Në Qershor 2018, e emëruar nga kryetari Gazmend Muhaxheri, ka filluar me drejtimin e
Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik për të inkorporuar një vizion të ri dhe inovativ në konceptin e
zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Komunën e Pejës.

Vizioni: Si drejtoresh mbështes parimin se zhvillimi ekonomik është determinuesi krucial i
stabilitetit politik, ekonomik dhe social, ndërsa argumenti më efektiv për të shpëtuar planetin
tokë mbetet industria e turizmit dhe ka për qëllim zhvillimin e gjithmbarëshëm të prodhimit dhe
shërbimeve si dhe brendimin e Komunës së Pejës me “I ♥ PEJA”.