Republika e Kosoves

Pejë

Zhvillimi Ekonomik

Drejtorati për Zhvillim Ekonomik në komunën e Pejës është pjesë e ekzekutivit të komunës dhe një nga 14 drejtorit në komunë. Ky drejtorat punën e sajë e bazon në statutin e komunës përmes së cilës është i regulluar mandati i këtijë drejtorati si dhe strategjin për zhvillim ekonomik. Gjithashtu ky drejtorat në punën e sajë  vepron në bazë të ligjeve të Kuvendit të Kosovës si dhe regulloreve të miraturara nga Kuvendi Komunal i Pejës.

Misioni i këtij drejtorati është krijimi i një klime sa më të favorshme për zhvillim ekonomik dhe krijimi i kushteve të nevojshme dhe infrasturktur të duhur për zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme si dhe aritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në komunen e Pejës.

Qëllimi kryesor i këtijë drejtorati është promovimi i zhvillimit ekonomik, turizmit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe integrim të të gjith qytetarve për një zhvillim të përbashkët dhe të qëndrueshëm.

Ky drejtorat synon që ta krijoj Pejën një qytet me një mjedis të përshtatshëm, efikas dhe të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe punësim cilësor. Drejtorati synon që këtë ta arijmë përmes ofrimit të projekteve dhe shërbimeve profesionale të zhvillimit ekonomik bazuar në hulumtime të shëndosha analitike dhe njohuri të ekspertëve.

Me qëllim që të arihet efikasitet sa më të mirë në punë, ky drejtorat është i organizuar në tri sektore si mëposhtë:

  • Sektori i turizmit
  • Sektori për ekonomi
  • Sektori për rexhistimin e bizneseve

“Drejtorati për zhvillim ekonomik është duke punuar në drejtim të pozicionimit të Pejës si një qytet konkurrues në rajon, krijimin e lehtësirave për rritjen e SME-ve si dhe industrive tjera me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe ngritjen e mirëqenjës së qytetarve dhe zhvillim të qëndrueshëm .”